VENDIM PER RISHPËRNDARJE FONDESH BRENDA BUXHETIT TË VITIT 2010, MIRATUAR PËR MINISTRINË E BUJQËSISË, USHQIMIT DHE MBROJTJES SË KONSUMATORIT
V E N D I M
PëR
RISHPëRNDARJE FONDESH BRENDA BUXHETIT Të VITIT 2010, MIRATUAR PëR MINISTRINë E BUJQëSISë, USHQIMIT DHE MBROJTJES Së KONSUMATORIT
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 44, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, dhe të nenit 16, të ligjit nr.10190, datë 26.11.2009, “Për buxhetin e vitit 2010”, me propozimin e ministrit të Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
1. Në buxhetin e vitit 2010, miratuar për Ministrinë e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, bëhen këto shtesa e pakësime :
a) Në programin buxhetor 01110, “Planifikim, menaxhim, administrim”, të shtohen fondet 11 000 000 (njëmbëdhjetë milionë) lekë, në artikullin 600 “Paga”, dhe 1 400 000 (një milion e katërqind mijë) lekë, në artikullin 601 “Sigurime shoqërore e shëndetësore”.
b) Në programin buxhetor 04250, “Zhvillimi rural duke mbështetur bujqësinë, blegtorinë, agroindustrinë dhe marketingun”, të shtohen fondet 5 500 000 (pesë milionë e pesëqind mijë) lekë, në artikullin 600 “Paga”, dhe 4 400 000 (katër milionë e katërqind mijë) lekë, në artikullin 601 “Sigurime shoqërore e shëndetësore”.
c) Në programin buxhetor 04220, “Siguria ushqimore dhe mbrojtja e konsumatorit”, të pakësohet fondi 16 500 000 (gjashtëmbëdhjetë milionë e pesëqind mijë) lekë, në artikullin 600 “Paga”.
ç) Në programin buxhetor 04860, “Këshillimi dhe informacioni bujqësor”, të pakësohet fondi 5 800 000 (pesë milionë e tetëqind mijë) lekë, në artikullin 601 “Sigurime shoqërore e shëndetësore”.
2. Ngarkohen Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit dhe Ministria e Financave për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
16/06/2010