E Diel, 1 Nëntor 2026

VENDIM PER NJË SHTESË NË VENDIMIN NR.1290, DATË 23.12.2009, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRCAKTIMIN E KRITEREVE BAZË TË SEKTORËVE QË DO TË MBËSHTETEN DHE TË MASAVE TË PËRFITIMIT NGA FONDI I PROGRAMIT PËR BUJQËSINË DHE ZHVILLIMIN RURAL”

V E N D I M PëR

NJë SHTESë Në VENDIMIN NR.1290, DATë 23.12.2009, Të KëSHILLIT Të MINISTRAVE, “PëR PëRCAKTIMIN E KRITEREVE BAZë Të SEKTORëVE Që DO Të MBëSHTETEN DHE Të MASAVE Të PëRFITIMIT NGA FONDI I PROGRAMIT PëR BUJQëSINë DHE ZHVILLIMIN RURAL”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 3, të nenit 6, të ligjit nr.9817, datë 22.10.2007, “Për bujqësinë dhe zhvillimin rural”, dhe të ligjit nr.10190, datë 26.11.2009, “Për buxhetin e vitit 2010”, me propozimin e ministrit të Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Në fund të pikës 3, të vendimit nr.1290, datë 23.12.2009, të Këshillit të Ministrave, të bëhet shtesa e mëposhtme:

· Pagesa me 5000 (pesë mijë) lekë për kokë, për fermat blegtorale që mbarështojnë mbi 10 krerë njëthundrakë, por jo më shumë se për 30 krerë.”.

2. Ngarkohen Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit dhe Ministria e Financave për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA


16/06/2010

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›