E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha takohet me përfaqësuesit e “International Nanotechnology Center”

Kryeministri Berisha priti sot përfaqësuesit e “International Nanotechnology Center”, të kryesuar nga Prof. Oleg Figovsky.

Përfaqësuesit e  “International Nanotechnology Center” i propozuan Kryeministrit Berisha ngritjen e një qendre kërkimore shkencore, si dhe një impianti për prodhimin e nanoteknologjive në Shqipëri.

Kryeministri Berisha i shprehu grupit të shkencëtarëve mbështetjen e qeverisë për ngritjen e kësaj qendre, si dhe të këtij impianti prodhues. Nga një parastudim i këtij grupi sugjerohet si vend për këtë impiant parku industrial i Spitallës.

Kryeministri i falënderoi për projektet e propozuara dhe i siguroi që qeveria e tij do të garantojë mbështetjen institucionale dhe ligjore të tyre.


29/10/2008

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›