E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha takohet në Prishtinë me Kryetarin e Partisë AAK Ramush Haradinaj

Kryeministri Berisha, gjatë vizitës zyrtare në Kosovë, u takua dje me Kryetarin e Partisë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, zotin Ramush Haradinaj.

Pas këtij takim të përzemërt, Kryeministri Berisha u shpreh se këto ditë të vizitës në Kosovë ishin nga më të veçantat e jetës së tij dhe se, para së gjithash, në këtë vizitë Kryeministri shpreh mirënjohjen e tij ndaj udhëheqjes politike të Kosovës, dhe ndaj zotit Haradinaj, për kontributin e tyre të çmuar, të madh dhe historik, në lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Ky kontribut, nënvizoi Kryeministri Berisha, ka bërë të mundur mrekullinë e shqiptarëve, mrekullia më e madhe e shqiptarëve në histori pas luftërave të Skënderbeut është pavarësia e Kosovës. Pavarësia e Kosovës, theksoi Kryeministri, është arritje më eprore në hierarkinë e arritjeve të shqiptarëve në historinë e tyre.

Zoti Haradinaj falënderoi Kryeministrin Berisha për kontributin e tij në procesin e pavarësisë së Kosovës dhe në procesin e njohjes së saj, si dhe për ndërtimin e aortës së kombit, rrugën Durrës –Kukës.


07/10/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›