E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha takohet me përfaqësues të minoriteteve në Kuvendin e Kosovës

Kryeministri Berisha priti dje në një takim edhe pjesëtarë të parlamentit të Kosovës nga minoritetet. Kështu Kryeministri u takua me Sllobodan Petrovic, anëtar i kryesisë së Kuvendit të Kosovës, nga Partia Liberale Serbe, si dhe me përfaqësues të minoritetit turk, boshnjak dhe ashkali, pjesë të grupit të 7 parlamentar në Kuvendin e Kosovës.

Kryeministri Berisha vlerësoi kontributin e këtyre përfaqësuesve të minoriteteve në parlamentin e Kosovës dhe i siguroi ata se për të çështja e të drejtave të minoriteteve përbën gjithmonë temën më të rëndësishme në diskutimet me autoritetet e Kosovës. Kryeministri Berisha gjithashtu i shprehu bindjen dhe besimin se në Kosovë do të vendosen standardet më të gjera dhe më fisnike të lirive dhe të drejtave të minoriteteve dhe format më të mira të decentralizimit.

Kryeministri konsideroi se është një shembull i mirë dhe duhet të përbëjë një precedent pozitiv edhe në Shqipëri.


07/10/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›