E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha takon Asistent/ Administratorin e USAID-it, Douglas Menarchic

Kryeministri Berisha zhvilloi sot një takim me Asistent/ Administratorin e USAID-it,   Douglas Menarchic. Në këtë takim ishin të pranishëm edhe Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, John L. Withers II dhe Drejtori i misionit të US

Kryeministri Berisha falënderoi USAID-in dhe ambasadorin Withers për ndihmën e madhe në përmbushjen e suksesshme të projekteve të ndërmarra në Shqipëri për reduktimin e burokracive për biznesin.
 
Kryeministri u shpreh se është shënuar progres i konsiderueshëm në realizimin e tre projekteve të USAID-it që lidhen me regjistrimin e biznesit me një sportel të vetëm, prokurimin e plotë elektronik dhe pagesën e taksave nëpërmjet internetit, i cili pritet të vihet në zbatim së shpejti. Duke vënë theksin tek efektet pozitive që ka sjellë zbatimi i këtyre projekteve, Kryeministri Berisha nënvizoi faktin se ato kanë ofruar mundësi të mëdha në luftën kundër korrupsionit.   
          
“Ne kemi shënuar progres të konsiderueshëm në projektet e USAID-it dhe kjo është një vizitë shumë e rëndësishme për t`u njohur me arritjet e deritanishme. Zbatimi i teknologjisë elektronike ka një efekt mjaft të madh në biznes. Këto projekte krijojnë kushtet e nevojshme për luftën ndaj korrupsionit, e cila është shërbimi më i mirë që ne mund të bëjmë për shqiptarët”, u shpreh Kryeministri Berisha.
Duke nënvizuar domosdoshmërinë e vijimit të projektit one-stop-shop, Kryeministri Berisha e cilësoi jetike zgjerimin e këtij projekti edhe në dhënien e licencave.
 
Në këto tre projekte, tha Kryeministri, ne jemi përqendruar në aspektet më të ndjeshme dhe do të ishte e dobishme konsolidimi i mëtejshëm i këtyre hapave. Është jetike për të vijuar me projektin one-stop-shop për dhënien e liccensave.
 
Kryeministri e njohu Asistent/ Administratorin e USAID-it me reformat që ka ndërmarrë qeveria shqiptare në kuadër të përmirësimit të klimës së biznesit dhe me kërkesat e kompanive të mëdha botërore për të investuar në Shqipëri.  
“Iniciativa një euro po funksionon dhe në të njëjtën mënyrë edhe taksa e sheshtë. Zbatimi i praktikave elektronike në marrëdhëniet me biznesin krijon transparencë, e cila është një nga prioritetet më të mëdha të qeverisë”, nënvizoi Kryeministri Berisha.    
 
Gjithashtu Kryeministri u ndal edhe në domosdoshmërinë e reformimit të sistemit të drejtësisë, si një nga faktorët kryesorë të luftës kundër korrupsionit, ndërsa shtoi se ajo ka një rëndësi të jashtëzakonshme për investitorët që duan të investojnë në Shqipëri.
 
Gjatë këtij takimi Kryeministri e njohu Asistent/ Administratorin e USAID-it, Douglas Menarchic edhe me reformat e ndërmarra nga qeveria në fushën e arsimit. Që nga viti 2005, u shpreh Kryeministri, ne kemi rritur numrin e studentëve nga 52 mijë në 100 mijë në universitetet tona. “Ne po dyfishojmë buxhetin për arsimin. Investimet në universitete janë katër herë më të larta se dy vite më parë”, tha Kryeministri Berisha. 
 
Një temë tjetër e diskutuar gjatë këtij takimi ishte edhe ndihma e USAID në sektorin e bujqësisë nëpërmjet projekteve për certifikimin, standardet dhe cilësinë e farërave.    
 
Këtë vit eksportet e produkteve bujqësore shqiptare u rritën me 15 % , dhe ne kemi përcaktuar një fond për pemët frutore, vreshtat dhe ullishtet”, nënvizoi Kryeministri Berisha. 
 
Nga ana e tij Asistent/ Administratori i USAID-it, Douglas Menarchic, shprehu kënaqësinë për zbatimin e suksesshëm të projekteve të USAID-it, në Shqipëri. Z. Menarchic  tha se USAID po shikon mundësinë e projekteve në arsim ndërsa shprehu mbështetjen e USAID për zgjerimin e projekteve në bujqësi.  

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›