E Diel, 1 Nëntor 2026

Fituesit e universiteteve: Vetëm 29 maturantë me mesatare mbi 8 nuk janë shpallur fitues

Fituesit e universiteteve: Vetëm 29 maturantë me mesatare mbi 8 nuk janë shpallur fitues

Kërkuan degë shumë të kërkuara dhe me shumë pikë

02/10/2007 Nga Qendra e Përpunimit Informatik (QPI) pranë MASH dalin keto te dhena për rezultatin e kandidateve, rezultat që  përfshin mesataren e shkollës së mesme dhe 4 provimet e maturës.

Kandidatët me rezultat në intervalin e notës 9.00 deri 10.00 janë 205 vetë dhe kanë fituar të gjithë kryesisht në preferencën e tyre të parë.

Kandidatët me rezultat në intervalin e notës 8.00 deri 9.00 janë 2.376 vetë dhe kanë fituar të gjithë, me përjashtim të 29 vetëve të cilët përgjithësisht kanë kërkuar vetëm një degë shumë të lakmuar, si p.sh farmaci.

Gjithashtu kemi të dhëna se në disa degë të universiteteve jashtë Tiranës ka relativisht shumë kuota të paplotësuara pasi këto degë nuk janë kërkuar nga maturantët. Ne po shohim mundësitë që të gjithe maturantëve që mund të dëshirojnë të vazhdojnë studimet e larta në këto degë, tu jepet një shans.

Ardiana Gjonaj

Zëvendës ministre, MASH

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›