E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha takon Drejtoren e Zyres se Koordinimit të Veprimeve për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (DOCO), Znj. Deborah Landey

Kryeministri Berisha zhvilloi një takim me Zonjën Deborah Landey, Drejtore e Zyres se Koordinimit të Veprimeve për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (DOCO), një organizatë që përfaqëson një grup prej 33 fondesh, programe, agjenci, departamente dhe zyra të UN të cilat luajnë një rol të madh në programet e zhvillimit në të gjithë botën.

Në këtë takim u diskutua rreth ecurisë së zbatimit të programit “Një OKB” në Shqipëri si një nga vëndet pilot të përzgjedhura. Kryministri shprehu vlerësimin e tij për kontributin shumë të madh që programi “Një OKB”, dhe Agjencitë e Kombeve të Bashkuara po japin në mbështetje të prioriteve të të rëndësishme për zhvillimin ekonomik, social, mjedisin, barazisë gjinore, në përputhje me axhenëdn e integrimit europian të vëndit. Z.Berisha theksoi se qeveria po zbaton me seriozitetin më të madh programin “Një OKB” duke siguruar një koordinim sa më të mirë dhe zbatim me efektivitet të projekteve.

Kryeministri e njohu Znj. Landey edhe me reformat kryesore dhe progresin qe ka bërë Shqipëria duke mbajtur një rritje ekonomike të qëndrueshme panvarësisht krizës financiare globale, si dhe ulje të ndjeshme të varfërisë siç edhe tregoi raporti i fundit i përgatitur me asistencën e PNUD dhe Bankës Botërore.

Zonja Landey theksoi se është e impresionuar nga reformat dhe progresi që ka bërë Shqipëria dhe veçanërisht në rolin drejtues që ajo ka marrë në zbatimin e programit “Një OKB”. Shëmbulli i mirë i Shqipërisë dhe eksperienca e fituar në zbatimin e këtij programi do të shërbejë si një model të cilin OKB do ta zbatojë edhe në vënde të tjera të botës. Ajo e falenderoi Kryeministrin për mbështetjen e tij personale në ecurinë e mirë të këtij programi si dhe punën e madhe të strukturave qëndrore të administratës në zbatimin e tij me sukses.  


19/05/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›