E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha takon Kryetarin e Komisionit të Politikës së Jashtme të Sigurisë dhe Mbrojtjes të Parlamentit Europian Elmar Brok

Sot, Kryeministri Berisha mirëpriti në zyrën e tij, Kryetarin e Komisionit të Politikës së Jashtme të Sigurisë dhe Mbrojtjes të Parlamentit Europian, zotin Elmar Brok. Në përfundim të takimit, Kryeministri Berisha dhe zoti Brok komentuan për mediat e pranishme:

Kryeministri Berisha: Sapo përfunduam një diskutim të thellluar me Kryetarin e Komisionit te Politikës së Jashtme të Sigurisë dhe mbrojtjes të Parlamentit Europian zotin Elmar Brok, i cili prej vitesh ka patur një interes për të gjitha zhvillimet në Shqipëri dhe ka mbështetur vetë direkt dhe nëpërmjet Komisionit dhe Parlamentit Europian shqiptarët dhe Shqipërinë në rrugën e demokracisë, progresit dhe integrimit.

Unë e njoha zotin Brok me të gjitha përpjekjet e qeverisë dhe reformat e ndërrmarra për rivendosjen e shtetit ligjor, luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, reformën e pronësisë dhe reformën për krijimin e një klime të favorshme për biznesin në Shqipëri. Gjithashtu e njoha zotin Brok me përpjekjet e qeverisë për zbatimin e tyre dhe e garantova se qeveria, marrëveshjen e stabilizim asociimit, të cilen zoti Brok e ka mbështetur, do ta shndërrojë në një kontratë që do ta zbatojmë me seriozitetin më të madh.

Gjatë shtatorit marrëveshja do të ratifikohet në Parlamentin Europian dhe kjo shton detyrimin tonë të madh për ta zbatuar atë me seriozitet. E njoha dhe me zhvillime të tjera politike në vend. Edhe njëherë dua ta falenderoj shumë përzemërsisht për këtë vizitë shumë të rëndësishme në prag të shqyrtimit në Parlamentin Europian të marrëveshjes së stabilizim asociimit për ratifikim dhe e sigurova se qeveria shqiptare do të bëjë çdo përpjekje për të arritur standartet dhe e konsideron procesin e integrimit si një proces të bazuar në performancën e qeverisë dhe shoqërisë në tërësi.

Elmar Brok: Unë dëshiroj të falenderoj përzemërsisht Kryeministrin për informacionet që më bëri të njohur, të cilat për mua dhe komisionin që drejtoj përbëjnë një siguri për punën e mëtejshme. Komisioni ynë ka propozuar ratifikimin e Marrëveshjes së Stabilizmit dhe Asociimit dhe ne do ta ratifikojmë. Për këtë duhet të shohim që kjo siguri që na jepet do të vahdojë të garantojë zbatimin e marrëveshjes.

Të gjitha vendet kandidate për anëtarësim kanë probleme me system in e drejtësisë dhe korrupsionin. Nga takimi i sotëm dhe takimet e tjera të zhvilluara më Zotin Berisha ne kuptojmë që qeveria po punon me të gjithë forcën e duhur kundër korrupsionit, cka përbën garanci për sukses në këtë drejtim.

Ky është në fakt parakushti kryesor për zhvillimin ekonomik të vendit dhe për zbatimin e Marrëveshjes së Stablizim Asocimit, sepse vetëm me nje shtet ligjor krijohet siguria e nevojshme për investimet që garantojnë zhvillim ekonomik dhe anëtarësim në BE.

Unë besoj që si reforma në sistemin e drejtësisë ashtu edhe përparimi ekonomik i vendit janë kushte të rëndësishme për stabilitetin e vendit, stabilitetin e rajonit dhe perspektivën evropiane të tij.

Kancelarja gjermane Angela Merke, e cila në qershor ka marrë presidencën e BE-së, më ka lutur t'i përcjell përshëndetjet më të përzemërta dhe mbështetjen e saj Kryeministrit Berisha.

Unë besoj se të gjitha këto që përmënda më parë janë kushte të mjaftueshme për vazhdimin e bashkëbisedimit dhe bashkëpunimit midis qeverisë dhe opozitës që garantojnë një shtet të së drejtës dhe një demokraci funksionale.

Pyetje: A mendoni që konflikti aktual politik në Shqipëri mund të ndikojë që ju të mos mund të ratifikoni në Parlament marrëveshjen e stabilizim asociiimit.

Do ta ratifikojmë marrëveshjen sepse jemi të bindur se qeveria aktuale na ka dhënë të gjitha garancitë për zbatimin e saj. Por e dimë që për të ardhmen është gjithashtu e rëndësishme marrëdhënia diplomatike dhe e hapur midis qeverisë dhe opozitës. Kjo do të thotë që edhe opozita duhet të marrë përsipër përgjegjësitë e saj për zhvillimin e ardhshëm të Shqipërisë.

Pyetje: Reformat në drejtësi duan sipas kushtetutës së Shqipërisë edhe konsensusin e opozites ne vend e cila deri tani nuk e ka dhënë.Keni ndonjë mesazh?

Edhe reforma në drejtësi është gjithashtu pjesë e kësaj që thashë. Për shumë reforma keni nevojë për një shumicë të cilësuar në parlament. Një gjë kam mësuar që kur kam qenë i ri në politikë, se tani kam më shumë experience: cdo opozitë duhet të kuptojë që një ditë do të jetë në qeveri dhe duhet të sillet pikërisht duke patur parasysh këtë gjë. Edhe tek opozita duhet të kërkohen po ato standarte që i kërkohen qeverisë për ti përmbushur.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›