Kryeministri Berisha takon Presidentin e Partive Popullore Europiane
Kryeministri Berisha priti në një takim Presidentin e Partive Popullore Europiane, zotin Ëilfred Martens, i cili viziton vendin tonë me ftesë të kreut të qeverisë, për të marrë pjesë në festimet e 100 vjetorit të pavarësisë. Presidenti Martens theksoi se kjo vizitë ishte një vlerësim për bashkëpunimin e gjatë në kuadrin e Partive Popullore Europiane.
Kryeministri Berisha i bëri zotit Martens një ekspoze të shkurtër të zhvillimeve historike që kanë shënuar këtë 100 vjetor të pavarësisë së Shqipërisë dhe theksoi se tashmë shqiptarët, kudo ku janë, janë të lirë dhe të vendosur për ndërtimin e të ardhmes së tyre europiane.
Më tej, Kryeministri Berisha dhe Presidenti Martens diskutuan mbi hapat e mëtejshëm të integrimit të Shqipërisë në BE, për të cilën Shqipëria gëzon mbështetjen e Partive Popullore Europiane.