Kryeministri i Sllovenise takon Nishanin e Topallin

Kryeministri i Sllovenisë ka shprehur mbështetjen e vendit të tij për Shqipërinë edhe gjatë takimit që ka zhvilluar presidentin e Republikës Bujar Nishani. Jeni shumë pranë Europës ka thënë kryeministri Jansa. Të njëjtin qëndrim ka nënvizuar edhe gjatë takimit me Kryetaren e Kuvendit Jozefina Topalli, duke e vlerësuar Shqipërinë si faktor stabiliteti në rajon për progresin e bërë gjatë këtij viti.
Kryetarja e Kuvendit falenderoi Slloveninë si një nga përkrahëset kryesore të Shqipërisë në të gjitha hapat e procesit integrues.
Kryeministri i Sllovenisë dhe Kryetarja e Kuvendit evidentuan marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve dhe konfirmuan angazhimin për thellimin e bashkëpunimit politik, parlamentar dhe në fushën ekonomike.