E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha takon Prof. Eqerem Zenelaj, studiues i historisë dhe piktorin Zeni Ballazhi, piktor, autor i logos së 100 vjetorit të Pavarësisë

Kryeministri Berisha priti sot në një takim Prof. Eqerem Zenelaj, historian, studiues i historisë dhe piktorin Zeni Ballazhi, piktor, autor i logos së 100 vjetorit të Pavarësisë.

Prof. Zenelaj, i cili ka vite që hulumton në arkiva në ndryshme për aspekte të çështjes shqiptare, kryesisht të periudhës së pavarësisë, i dorëzoi Kryeministrit deklaratën e Pavarësisë, të hartuar në Durrës, në 26-27 nëntor 1912 dhe të shpallur në Vlorë, në 28 nëntor 1912.

Kryeministri Berisha i shprehu mirënjohjen dhe falënderimet më të përzemërta Prof. Zenelajt, për këtë dokument të çmuar të kësaj periudhe të ndritur të historisë, që e pasurojnë edhe më shumë arkivin tonë. Po ashtu, Kryeministri e përgëzoi zotin Zenelaj edhe për nismën e tij, që në ekspozitën e cila do të hapet në 27 nëntor, me dokumente të historisë, të hulumtuara në arkivat e huaja, do të evidentohen edhe figura të shquara të kombit shqiptar, që kanë kontribuar në kulturën dhe artin botëror, si vëllezërit Belushi, Ernesto Sabato, Bekim Fehmiu, Nënë Tereza, etj. 

Gjithashtu, Kryeministri Berisha vlerësoi kontributin e Prof. Zenelajt edhe për dokumente të tjera të Pavarësisë, të hulumtuara prej tij, si letra e Ismail Qemalit drejtuar Romës e Vjenës, për të mbështetur dhe ndihmuar shpalljen e pavarësisë së vendit, etj.


29/10/2012

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›