E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha: Vizita e Sekretares së Shtetit Clinton, ngjarja më e rëndësishme në kremtimet e 100 vjetorit të pavarsisë së Shqipërisë

Lajmi i vizitës së Sekretares së Shtetit Hillary Clinton, mikes së shquar të Shqipërisë dhe kombit shqiptar, me ftesë të Kryeministrit Berisha, ka gëzuar shumë të gjithë shqiptarët, si dhe përbën ngjarjen më të rëndësishme në kremtimet e 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë.

Kryeministri Berisha, duke i uruar një mirëseardhje të përzemërt Sekretares së Shtetit Hillary Clinton në Shqipëri, thekson se kjo vizitë është dëshmi e marrëdhenieve të shkëlqyera që ekzistojnë midis dy vendeve dhe kombeve tona, ndjenjave të ngrohta e miqësore dhe respektit që Sekretarja Clinton dhe qeveria e Shteteve të Bashkuara ushqejnë për shqiptarët, si dhe mbështetjes së cmuar që i kanë dhënë dhe i japin në mënyrë të vazhdueshme Shqipërisë dhe kombit shqiptar, në përpjekjet për ndërtimin e demokracisë së bazuar në vlerat e tregut. 

Kryeministri Berisha thekson se vizita e Sekretares Clinton, në kuadrin e 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, është një nder i madh, por dhe një rast i vecantë për qytetarët dhe autoritetet e vendit tonë, për të shprehur edhe njëherë mirënjohjen më të thellë ndaj mbështetjes së jashtëzakonshme dhe rolit kryesor që SHBA kanë luajtur këto 100 vite në përpjekjet e shqiptarëve për liri, dinjitet kombëtar dhe për integrim në institucionet euro-atlantike dhe evropiane. 


25/10/2012

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›