E Diel, 1 Nëntor 2026

Reagim i Kryeministrit Berisha ndaj keqinformimeve mbi festimet për 100 vjetorin e pavarësisë

"Prej disa ditësh eksponentë të opozitës dhe media të  kontrolluara prej tyre, me një qëndrim primitiv dhe për te mbjelle përçarje, trillojnë për kremtimet e 100 vjetorit te pavarësisë se Shqipërisë.

Sipas tyre, po anashkalohet Vlora nga protokolli dhe se qeveria po ngre disa figura, ndërkohe që po ulen figura te tjera, ndër te cilat dhe figura e Ismail Qemalit.

Lidhur me këto pretendime, Kryeministri thekson se ato janë qesharake dhe kryekëput mashtrime te bazuara ne provincializma hoxhiste.

Axhenda e festimeve te 100 vjetorit është ndër më të studiuarat dhe nuk përjashton Vlorën dhe asnjë qytet tjetër të trojeve shqiptare. Kjo axhende parashikon jo uljen e figurës së themeluesit të Pavarësisë, por lartësimin e saj, me vendosjen për here të parë në histori të shtatores së Ismail Qemalit në kryeqytetin e vendit Tirane".


28/10/2012

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›