E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha takon deputetin e Parlamentit Italian dhe kryetar i Komisionit të çështjeve Europiane Mario Pescante

Kryeministri Sali Berisha priti sot z. Mario Pescante, deputet i Parlamentit Italian dhe kryetar i Komisionit të çështjeve Europiane, si dhe Nënpresident i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC).

Kryeministri e uroi mikun e nderuar me rastin e dekorimit të tij nga Presidenti i Republikës me “Medaljen e Mirënjojes”, për kontributin e veçantë të dhënë në zhvillimin e lëvizjes olimpike në Shqipëri dhe për forcimin e komitetit të saj olimpik.

Në takim u diskutua edhe për mbështetjen e gjithanshme të Italisë në zhvillimin e demokracisë në Shqipëri dhe veçanërisht në realizimin e projektit të madh të integrimit të Shqipërisë në BE.

Deputeti  Mario Pescante shoqërohej në takim nga ambasadori i Republikës Italiane në Shqipëri, z. Massimo Gaiani.


26/10/2012

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›