E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha takon ambasadorin e ri të Jordanisë, Saker Malkawi me rastin e fillimit të misionit të tij diplomatik në vendin tonë

Kryeministri Berisha priti sot në një takim, ambasadorin e ri të Jordanisë, Saker Malkawi me rastin e fillimit të misionit të tij diplomatik në vendin tonë.

Pasi i uroi përzemërsisht mirëseardhjen dhe suksese në detyrën e re, kryeministri Berisha theksoi se ambasadori Malkawi merr detyrën në një vend mik të Jordanisë, duke vlerësuar ndjenjat tradicionale miqësore midis të dy popujve.

Nga ana e tij, Ambasadori Malkawi e falenderoi kryeministrin Berisha për pritjen e ngrohtë dhe miqësore dhe i përcolli atij përshëndetjet më të përzemërta të Mbretit të Jordanisë Abdulla II, si dhe të autoriteteve të larta të Jordanisë. 

Në takim u ripohua vullneti i të dy vendeve edhe qeverive për të forcuar dhe më tej marrëdhëniet shumë të mira, për ti intensifikuar më tej shkëmbimet politike në nivelet më të larta, si dhe për të zgjeruar bashkëpunimin në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë, në shkëmbimet ekonomike, si edhe shkëmbime të tjera në fushën e kulturës, artit, etj, në dobi të interesit më të mirë të të dy popujve dhe vendeve.

Ambasadori Saker Malkawi vlerësoi zhvillimet shumë të rëndësishme të ndodhura në Shqipëri gjatë viteve të fundit dhe suksesin e reformave të gjithanshme, të cilat e kanë transformuar tërësisht vendin. Ai e uroi Kryeministrin Berisha për suksese të mëtejshme në përpjekjet për zhvillimin dhe modernizimin e mëtejshëm të vendit.


26/10/2012

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›