Kryeministri Berisha takon në Danimarkë Presidentin e SHBA-ve Barack Obama
Presidenti Obama i premton Kryeministrit Berisha se do të vizitojë Shqipërinë Në ditën e dytë të pjesëmarrjes së tij në Samitin për Ndryshimin e Klimës në Danimarkë, Kryeministri Berisha pati një takim gjatë drekës me Presidentin e Shteteve të Bashkuara z. Barack Obama. Gjithashtu, Kryeministri është takuar edhe me Sekretaren e Shtetit znj. Hilary Klinton. Lidhur me këto takime, Kryeministri u shpreh: “Pata rastin të takohem shkurtimisht dhe të bisedoj shkurtimisht, por shumë përzemërsisht me Presidentin Obama, i cili tregoi një interes të gjallë për Shqipërinë. Unë iu përgjigja interesit të tij se të gjithë shqiptarët po presin ngjarjen e premtuar, vizitën e Presidentit Obama në Shqipëri. Presidenti Obama m’u përgjigj me shumë kënaqësi se “It will happen”, do të ndodhë dhe unë, tha z. Obama, do të vij." Po ashtu, gjatë drekës takova përsëri Sekretaren Amerikane të Shtetit znj. Hilary Klinton, me të cilën shkëmbyem jo vetëm përshëndetje, por edhe mendime të përzemërta. Sekretarja e Shtetit, Klinton sërish më premtoi se do të vizitojë Shqipërinë”....