E Diel, 1 Nëntor 2026

“Ekonomia shqiptare nuk ka krizë, Rama të gjejë recetën e krizës së vet psikologjike”

Zëdhënësja e Partisë DemokratikePartia Demokratike vlerësoi dje se Shqipëria është vendi me rritjen ekonomike më të lartë në Evropë, ndërsa theksoi se deklaratat e eksponentëve të opozitës për krizë, janë të pabaza dhe lidhen kryesisht me krizën e rëndë nervore të kryesocialistit Edvin Rama. Zëdhënësja e selisë blu, deklaroi se qeveria shqiptare ka bërë të mundur rritjen më të madhe të pagave dhe pensioneve për 800 mijë familje dhe ka njohur bumin më të madh ekonomik në historinë e vendit. “Krizën e thellë shpirtërore, psikologjike dhe personale nga seriali i skandaleve të publikuara në media, Edvin Kristaq Rama kërkon ta zhurmojë me të ashtuquajturën krizë ekonomike të vendit, që ekziston vetëm në mendjen e tij dhe për të cilën ka një vit që shpif trillon dhe mashtron çdo ditë. Partia Demokratike i bën me dije Edvin Kristaq Ramës dhe bllokmenëve të rinj se ekonomia shqiptare jo vetëm që nuk është në krizë por është botërisht e pranuar si ekonomia me rritjen më të lartë në Evropë. Në krizë të thellë morale, psikologjike dhe shpirtërore është vetëm Edvin Rama dhe jo ekonomia shqiptare e cila bëri të mundur që në Maj të këtij viti të kemi rritjen më të madhe të rrogave e pensioneve në historinë e vendit për 800. 000 familje shqiptare. Rritje të cilës Rama iu kundërvu në pranverë të këtij viti vetë dhe me zëdhënësit e tij, bllokmenët e rinj”, u shpreh zëdhënësja e Partisë Demokratike.Sipas saj, në krizë të thellë e të pashpresë është Rama që shpif e trillon çdo ditë për gjendjen ekonomike por jo për ekonominë shqiptare, që ka njohur këtë vit 2 bumet e saj më të mëdha në tërë historinë e vendit. “Bumin turistik, me rritjen më të madhe në botë të turizmit me 36% dhe bumin e investimeve të huaja më të madh se kurrë më parë me një rritje të investimeve vetëm 6 muajt e parë të vitit 59 për qind. Prandaj Edi Rama gjej kurën e krizës tënde psikologjike e morale se ekonomia shqiptare nuk është në krizë”, tha më tej, zëdhënësja e Partisë Demokratike....

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›