E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha takon një grup biznesmenësh shqiptaro-amerikanë

Kryeministri  Berisha zhvilloi sot, një takim me një grup biznesmenësh shqiptaro-amerikanë të kryesuar nga zoti Harry Bajraktari.

Gjatë këtij takimi, kryeministri Berisha i njohu biznesmenët me potencialet e jashtëzakonshme që ofron Shqipëria për investime në fusha të ndryshme, në kushtet e një klime të favorshme lehtësuese në ndihmë të biznesit vendas dhe atij të huaj. Në këtë kontekst, Kryeministri  i njohu ata me investimet e kryera nga qeveria shqiptare për ndërtimin e një rrjeti modern infrastrukturor në mbarë vendin, si dhe me progresin e bërë në kuadrin e iniciativës së “Shqipërisë dixhitale”.

Nga ana e tyre, biznesmenët shqiptaro-amerikane, duke shprehur interes të madh për zhvillimet e fundit ekonomike në Shqipëri, vlerësuan arritjet e deritanishme në këtë fushë, si dhe mundësitë për investime në sektorë të ndryshëm.


01/06/2011

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›