E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha takon një grup investitorësh italianë

Kryeministri Berisha priti sot në një takim, një grup sipërmarrësish italianë, të cilët zhvillojnë aktivitetin e tyre, në projektimin, prodhimin dhe instalimin e impianteve elektrike, aparaturave elektroindustriale, si dhe në sektorë të tjerë prodhimi.

Sipërmarrësit italianë i prezantuan kryeministrit Berisha studimin për shfrytëzimin e lumit Shkumbin për nevoja energjetike. Ky studim, i cili ka të bëjë me ndërtimin e impianteve elektroenergjitike, mbi trungun e lumit Shkumbin dhe degët e tij, do të shërbejë për plotësimin e nevojave lokale për energji. Sipërmarrësit garantuan që projekti të jetë funksional nga pikëpamja energjetike dhe në përputhje të plotë me të gjitha parametrat që respektojnë mjedisin dhe ruajtjen e tij.

Nga ana e tij, Kryeministri Berisha falënderoi investitorët italianë për interesin e treguar dhe u shpreh se qeveria shqiptare do të mbështesë projekte të tilla, në dobi të zhvillimit të sektorit energjetik të vendit.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›