Kryeministri Berisha u takua me efektivët e Gardës së Republikës
Kryeministri Berisha zhvilloi sot një takim me efektivët e Gardës së Republikës, të cilëve u shprehu falënderimet për përmbushjen me profesionalizmin e dinjitet të detyrës së tyre në 21 janar, duke bërë që të dështonte puci institucional, i cili u drejtua nga kryetari i opozitës Edvin Rama.
Gjatë fjalës së tij kryeministri u shpreh:
Të dashur komandat, oficerë, nën oficerë, ushtarë të Gardës së Republikës.
Erdha, t’ju përshëndes ju, të përulem me nderim të thellë, para heroizmit, përkushtimit tuaj ndaj detyrës, ndaj vlerave të një shoqërie të lirë.
Të përshëndes familjet tuaja kudo që i keni dhe të shpreh krenarinë time më të madhe, me ju burrat dhe gratë, djemtë dhe vajzat e Gardës së Republikës.
Në historinë e këtij shteti, zhvillimi i datës 21 është dhe zhvillimi më kriminal më i turpshëm, më i rëndë, por nga ana tjetër ky zhvillim ka edhe anën tjetër, se ju së bashku me Policinë e Shtetit, dëshmuat se jeni më të fortë se çdo puçist, se çdo rebel, se çdo bandit, se çdo trafikant dhe se ju keni të gjithë vendosmërinë, të gjithë përkushtimin për të qëndruar në lartësinë e detyrës me jetën tuaj.
Unë dua tu garantoj ju se me atë që shqiptarët panë, atë që bota pa, kurrë ndonjëherë figura juaj nuk është lartësuar më shumë se me datën 21. Ju së bashku me forcat e Policisë së Shteti, bëtë që të dështojë në mënyrën më të turpshme akti më i shëmtuar, më kriminal, që ka ndodhur në historinë e vendit. Pas 87 vjetësh aventurierët politikë, donin të përmbysnin me dhunë, një qeveri që për të gjithë botën është zgjedhur në mënyrë demokratike, donin të përmbysnin me dhunë, një qeveri, e cila bëri përpjekjet më të jashtëzakonshme për ju, që njerëzit tuaj të votojnë në mënyrën më moderne.
Të dashur gardit dhe gardiste
Kësaj radhe numërimi i votave me këtë teknike dhe teknologji bëhej për herë të parë në botë, asnjë vend nuk ka aplikuar këtë teknologji, por kur mora vesh rinumërimin në Shkodër që u bë sipas procedurave ligjore, në mijëra vota të numëruara doli vetëm një votë diferencë, atëherë u ndjeva shumë krenar për një gjë që nuk e dija, sepse kjo testohej për herë të parë, pasi unë dija se ka pasur përpjekje për manipulim, por të kishte shkuar procesi zgjedhor në një saktësi matematike kjo ishte për herë të parë.
Kjo qeveri bëri një koalicion, koalicioni i saj fitoi më shumë vota se koalicioni tjetër, bëri një koalicion të dytë me një parti tjetër politike dhe tejkaloi bindshëm të gjithë parametrat e shumicës në qeverisje. U bë çdo përpjekje për të minuar një qeveri të ligjshme dhe demokratike, dhe pastaj u rikthye te grushti i shteti. Për pesë orë, çdo shqiptarë, çdo i huaj, ka pasur mundësinë të vëzhgojë dhe të shohë sesi kreu i opozitës me 200-300 kriminelë, banditë, trafikantë, rrethoi Kryeministrin e vendit dhe Këshillin e Ministrave për të marrë karrigen e tij.
Pesë ore rresht drejtonte këto fallanga krimi kundër jush. Kisha një keqardhje shumë të madhe për ju, se ata në ndërtesë nuk mund të hynin kurrë, se atë ndërtese ju dhe unë së bashku me ju, do të mund ta mbronim ndaj çdo lloj sulmi, nuk merren institucionet e një vendi të lirë. Ne jemi një vend anëtar i NATO-s, ne ndjekim rregullat e lirisë dhe respektojmë çdo të drejtë të qytetarëve dhe e respektojmë në mënyrën më të palëkundur, por institucionet demokratike respektohen njëlloj si individët dhe të drejtat e qytetarëve, sepse ata krijohen në funksion të tyre. Kam ndjekur me mënyrën më të vazhdueshme zhvillimet tek porta. U hap porta, nuk u hap tjetër veçse për tu futur brenda dhe brenda ishte gardisti,hapi i parë për të ekzekutuar gardistin dhe pastaj do të progresionin.
Qëndruat me heroizëm të vërtetë, qëndruat si heronj të vërtetë dhe mund të them se çdo shqiptarë ndihet krenar me ju. Ndihet krenar dhe do të ndihet gjithmonë krenar. Unë, ka marrë mijëra e mijëra mesazhe falënderimi dhe mirënjohje më të thellë ndaj jush, ndaj policisë, heronj që na tregun se kemi shtet që na provuan se janë të gatshëm për sakrificë.
Ai skenar, parashikonte marrjen e Këshillit të ministrave, marrjen e parlamenti dhe të Televizionin Publik e pastaj të tjera. Në një grusht shteti të dashur gardistë dhe gardiste mund të mos ketë viktima, por në një grusht shteti mund të ketë 3, mund të ketë 30 dhe 300, por një gjë është e sigurt që grushti i shteti nuk lejohet kurrë, të ketë sukses. Ligji më themelor këtë përcakton, kushtetuat e vendit këtë përcakton, dhe zotëria thoshte se populli do të tejkalonte kushtetutën, mori përgjigjen që meriton. Banditët, trafikantët, njerëzit e paguar mercenarët, që ju sulmuan juve dhe që ishin drejtuar kundër jush pesë orë rresht nga lideri i opozitës. Komandantët e policisë, bënë çdo përpjekje të lidheshin me të, nuk ia hapi asnjërit telefonin, i dërguan mesazhe nuk iu përgjigj asnjërit, sepse priste me padurim që të vraponte me banditë drejt karriges së kryeministrit.
Nuk kishte akt më të shëmtuar, akt më kriminal, akt më antikushtetues, unë këtë përballje heroike tuajën, e vlerësoj. Janë plagosur 81 efektivë, ja ku është Komandanti i Gardës, ishte së bashku me ju, janë plagosur 27 policë, ka pasur 3 viktima, mund të kishte shumë më tepër, por ju u treguat me një vetëpërmbajtje ekzemplare. Gardisti që ishte karshi atyre që hynë në territor, qëllo në ajër herën e dytë rregullorja e thotë asgjëso, nuk mund të pranonte të vritej ai, as nuk mund të pranonte të lëshonte armën apo të linte detyrën, ai qëlloi me qëllim në ajër.
Kam ndjekur çdo veprim nuk e di çfarë moshe kishin gardistët, por treguan një integritet të shkallës më të lartë. Rezultuan tre viktima, të vdekurit ne i trajtojmë në mënyrën me serioze më të merituar, kërkova një hetim të menjëhershme të Prokurorisë së Përgjithshme. Kërkova ti vihej prokurorisë në dispozicion çdo dokument që ekzistonte. U qëlluan nga jashtë u qëlluan nga brenda i shkau dora këto do hetohen, të jeni të sigurt që snajperët nuk kanë qëlluar dhe kjo qind për qind e verifikueshme, kjo është lehtësisht e verifikueshme, nga dritaret e kryeministrisë nuk ishin qëlluar, sepse nuk qëllohej, por e vërteta është se cilido që mund të fuste këmbën apo gishtin brenda do të mund të merrte atë që meritonte. Ne jemi burra dhe gra në krye të detyrës, ne nuk mund të lëshojmë detyrën, kjo nuk mund të ndodhë. I shkau dora gardistit, po të kishte qëlluar gardisti ndaj tyre do të ishin nja 30, të gjitha këto hetohen, hetohen në mënyrën më efiçentë , çdo rrethanë studiohet dhe në të kësaj linje demokratike ishim. Më sugjeruan të marrim ushtrinë në asnjë mënyrë jo, më bënë sugjerime të tjera, në asnjë mënyrë , nesër le të vijnë prapë, ne jemi vend i lirë jemi vend i vlerave ne nuk mposhtemi, nuk na mposhte njeri , kemi vlerat e lirisë dhe gjendemi para një skenari të dytë skenari B që është dhe më i pabesueshëm.
Të dashur gardistë dhe gardiste
Dje u lëshuan urdhra arresti për të gjithë zinxhirin e komandës së gardës pa bërë asnjë hetim të vetëm, u mor rregullorja e gardës u pa se kush është komandanti, e kush vartësi dhe u kërkua arrest. Ky ishte një mesazh, po mbrojtje kryeministrisë arrestohesh, ky ishte skenari B i grushtit të shtetit. Komandanti juaj, ministri juaj kryeministri juaj është disponibël në çdo kohë ne çdo vend për hetim. Unë do tu jap një shembull, pati një problematikë të krijuar , më ka ardhur zëvendëskryeministri në zyrë dhe më ka thënë se jap dorëheqje të parevokueshme. Më tha një gjë shumë të mirë, unë nuk shkoj të ulem si zëvendëskryeministër para prokurorit, sepse do të jetë presion, do të shkoj si qytetar, dhe unë i garantoj shqiptarët se cilido zyrtarë të kërkohet për hetim do të shkojë të hetohet si qytetar i lirë, pa asnjë lloj mbrojtje dhe imuniteti. Nëse ti aplikon dënimin kolektiv, dënim kolektiv nuk ka kod në botë, që e pranon. Ministri juaj bëri të gjitha përpjekjet duke i thënë prokurores se nuk ikën askush, janë njerëz në krye të detyrës, ikin bashibuzukët jo njerëzit në krye të detyrës, kur të duash ti kërkoi, por ti vësh në arrest do të thotë që indirekt të ftosh të sulmohet sërish kryeministria dhe pastaj ju thuhet gardistëve se po e mbrojtët arrestoheni.
Sot do ju them ju se ky puç vazhdon, njeriu që gjet tek dera e hapur e kryeministri me revole natyrisht nuk shkoi për ti dhënë lule gardistit, por ato çfarë kishte revolja, sot drejtësia e liroi për ndjekje të lirë Gjin Ndreka e nxorën në ndjekje të lirë. Dëshpërim se ata që dështuan me skenarin A me skenarin B do marrin turpin e tyre. Gardist ju bëtë detyrën tuaj, megjithëse 80 prej jush i plagosën, pro duhet të dini një gjë, nga gjithë Shqipëria erdhën me qindra e qindra informacione, por erdhi zero informacion nga ajo agjenci që krimin antikushtetues e ka objekt kryesor, për të cilin paguhen rreth njëmijë burra e gra.
Kush e shurdhoi, kush e verboi, këto do të hetohen,por kjo është e pa pranueshme. Duhet tu bëj me dije dhe njëherë se absolutisht ne nuk jemi dhe nuk do të bllokojmë as edh enjë hetim ndaj cilitdo, por nga na tjetër nisë u lëshuan urdhër arrestet e para që ka lëshuar ai institucion është zinxhiri i komandës së Gardë se Republikës, nuk ka thirrur asnjë nga puçistët. Kjo pastaj na detyroi të ngremë komisionin hetimor parlamentare.
Kjo është situata, lajmi më negativ, një vend anëtar i NATO-s synohej përmbysja me dhunë, megjithatë ana tjetër është se një sulm barbar për të marrë pushtetin me dhunë u spraps ne mënyrën më efiçente, më të suksesshme më të shkëlqyer, dështoi në mënyrën më të turpshme. Kjo është ana tjetër dhe ne vazhdojmë.
Përpjekja e puçistëve për të demunizuar gardën është e qëllimshme. Një gjë do i them asaj zonje që është garda që të mbron ty, janë gardistët që të mbrojnë ty dhe do të të mbrojnë, do ta bëjnë detyrën si duhet, edhe atij zotërisë gardistët e mbrojnë dhe do ta mbrojnë, por përpjekja për demunizimin e gardës është përpjekje satanike, e turpshme dhe unë kur dëgjova këtë se deklaronte se do të protestojnë kundër horrave të gardës do t’ia them dy fjalë. Këta janë heronj e gardës, horr, kryehorr është ai që pasi mohon fëmijën e tij, është i aftë ti mohojë tjetrit çdo gjë, sepse këta, janë vajza, djem nënash të rritur me halle me mundime, me sakrifica, i vure në terror, i godite barbarish pesë orë rresht se doje të merrje karrigen e kryeministri dhe meqë nuk të lejuan ty këta qenkan horra.
Ju për të gjitha nënat, për të gjitha vajzat, për të gjithë shqiptarët pavarësisht nga përkatësia partiake, por që i besojnë lirisë dhe vlerave të saj për të gjithë ata që vlerësojnë virtytet dhe trimëritë, ju jeni heronj të vërtetë dhe unë përulem me nderimin më të thellë dhe unë ju garantoj ju se në çdo sulm tjetër, ju kurrë nuk do jeni vetëm, kurrë ndonjëherë nuk do ju takojë të mbroni vetëm institucionet, në çdo rrethanë ato do të mbrohen nga të gjitha burrat dhe gratë që i thonë vetes në krye të detyrës njëlloj si ju , kjo nuk mund të ndodhë. Kurse zotërisë që ju quajti juve horra i them dhe njëherë, rrethove kryeministrin pesë orë, për të marrë karrigen e tij, kërkesa ime së pari është të marrësh pasojat e asaj që bëre, se dyti mos guxo të dytën herë, sepse unë nuk rrethoj njëri, por të jesh i sigurt ti kryepucist apo puçist se nuk do të mund ta bësh më kurrë këtë gjë. Ky është qëllimi im para çdo shqiptari, morali im nuk pranon kurrë që unë të hedh gurin dhe te fsheh dorën, nuk kam kurrë një trashëgimi të tillë, nuk do të mund të tentojë më kurrë.
Puçisti do të trajtohet si puçist dhe do të marrë përgjigjen e merituar, ne nuk kemi asnjë qëllim përveç garantimit dhe lirive të drejtave të qytetarëve, garantimit të një shoqërie të lirë, garantimit të një zhvillimi. Për karrigen e tij i vuri zjarrin vendit, për karrigen e tij dekurajoi një fluks që do ishte këtë vit, parashikuar më i fuqishmi turistik në historinë e vendit, për karrigen e tij tronditi çdo investitor të huaj që do të investojë në këtë vend. Për karrigen e tij tronditi çdo biznesmen përveç katër a pesë mafiozeve që e rrethojnë , sepse po t’ju lexoj mesazhet nga biznesi ata thonë se ata djem nuk mbrojtën vetëm kryeministrinë, por mbrojtën bizneset shkolla e çdo gjë.
Në këtë rrugë e këshilloj dhe i kërkoj të mos bëjë më qoftë dhe një metër të vetëm . Faza B do të dështojë më me turp se faza A e skenarit të grushtit të shteti, ne e ndjekim me gjakftohtësinë më të madhe e ndjekim me vendosmëri absolute
Dhe njëherë ju përgëzoj në mënyrën më të përzemërt, shpreh nderim dhe përulem me nderim të madh para jush
Faleminderit.
24/01/2011