E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryeministri Berisha u takua sot me një grup përfaqësuesish të kompanisë internacionale "Oppenheimer", e cila operon në tregun ndërkombëtar të kapitalit, të kryesuar nga Drejtori Ekzekut

Kryeministri Berisha u takua sot me një grup përfaqësuesish të kompanisë internacionale "Oppenheimer", e cila operon në tregun ndërkombëtar të kapitalit, të kryesuar nga Drejtori Ekzekutiv i kompanisë, zoti Samuel Grossmann.

Në takim u diskutua mbi mundësitë e bashkëpunimit dhe krijimin e hapësirave konkrete për sjelljen nga kjo kompani të investimeve të huaja në Shqipëri. Në këtë kuadër, përfaqësuesit e kompanisë shprehën gadishmërinë për të nënshkruar së shpejti me palën shqiptare një kontratë për investime me vlerë disa miliardë dollarë në fushën e turizmit për zhvillimin e infrastrukturës turistike dhe ndërtimin e fshatrave turistikë, në fushën e energjisë dhe të industrisë, në ndërtimin e një porti të ri dhe një rafinerie. Kjo kompani ka përfunduar studimin paraprak për hartimin e një masterplani për zhvillimin e gjithë bregdetit shqiptar.

Ky projekt do të zbatohet në disa faza dhe për realizimin e tij do të përfshihen kompani të mëdha ndërkombëtare të tregut financiar dhe investitorë të tjerë. Realizimi i këtij projekti do të ketë gjithashtu mbështetjen e institucioneve financiare ndërkombëtare,si IFC, Banka Botërore, etj.

Kryeministri Berisha siguroi se qeveria shqiptare po bën çdo përpjekje për krijimin e klimës sa më favorizuese dhe lehtësuese për tërheqjen e investimeve të huaja në Shqipëri. Në këtë drejtim, Kryeministri shprehu mbështetjen e plotë të qeverisë dhe garantoi bashkëpunimin e të gjitha institucioneve përkatëse për finalizimin e këtij projekti.

Pëfaqësuesit e kompanisë internacionale "Oppenheimer" vizitojnë për herë të dytë Shqipërinë për të detajuar me autoritetet shqiptare këtë projekt, me qëllim konkretizimin shumë shpejtë të këtij projekti.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›