E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zhvillohet mbledhja e Task- Force per reformen e inspektoriateve

- Eumlshte e domosdoshme qe inspektoriatet te pesojne nje reforme te thelle ne menyre qe tu pergjigjen ne menyre eficente detyrimeve te tyre me profesionalizem dhe jo me arbitraritet.

- Te bejme cdo gje qe viti i ri te inagurohet me sistemin e ri te inspektimit i cili perben nje risi shume te madhe per tregun dhe inspektimin e tij.

- Inspektoriatet jane te detyruara te mbikeqyrin cdo fushe te veprimtarise ekonomik tregtare te vendit. Jane gardiane te interesit publik dhe te interesit te konsumatorit njekohesisht.

Nen drejtimin e Kryeministrit Berisha u zhvillua sot mbledhja e Task Force mbi reformen e inspektoriateve.

Duke theksuar se kjo reforme eshte jetike per permiresimin e metejshem te klimes se biznesit dhe rritjes se eficences se inspektoriateve Kryeministri u shpreh se per kete reforme eshte punuar me intensitet vendosmeri dhe ekspertize te shkalles me te larte.

Kryeministri tha se eshte domosdoshmeri qe keto inspektoriate te pesojne nje reforme te thelle ne menyre qe tu pergjigjen ne menyre eficente detyrimeve te tyre me profesionalizem dhe jo me arbitraritet. Ne kete kontekst Kryeministri nenvizoi se me sistemin e ri te inspektoriateve do te mund te parandalohen praktikat abuzive qe ekzistojne.

Duke e vleresuar kete reforme si nje prej me te medhave te ndermarra ne fushen e tregut gjate ketyre 20 vjeteve kryeministri theksoi rendesine inspektoriatit qendror i cili ka per detyre mbikeqyrjen dhe persosjen e metejshme te sistemit te inspektimeve. Natyrisht kjo eshte nje reforme shume e thelle dhe nje nga reformat me te medha te ndermarra ne fushen e tregut gjate ketyre 20 viteve reforme e cila konsiston realisht ne vendosjen e nje sistemi te ri inspektoriatesh ne vend te konsoliduar nga 36 inspektoriate ne 12 inspektoriate te vendosur mbi bazat digjitalizmit ne menytre qe kudo qe te shkojne te lere gjurme dhe te kete krahas mbikqyrjes dikasteriale dhe nje mbikqyrje qendrore pra nje inspektoriat qendror. Inspektoriati qendror ka tager te inspektoje dhe ka pushtet ekzekutiv mbi inspektoriatet e tjera pra ka per detyre mbikeqyrjen dhe persosjen e metejshme te sistemit te inspektimeve dhe ne nje fare menyre perben dhe trurin e sistemit te inspektoriatit te vendit. tha kryeministri.

Kryeministri u shpreh se ka ardhur koha te ndermerret hapi perfundimtar dhe per kete po punohet me ekspertet dhe modelet me te mire ne menyre qe viti i ri te nise me sistemin e ri te inspektimeve I cili perben nje risi shume te madhe per tregun dhe inspektimin e tij.

Nder te tjera Kryeministri u shpreh se inspektoratet do te shtrihen ne te gjitha fushat pasi aktualisht ka fusha ne te cilat ato pothuajse nuk ekzistojne ose ekzistojne formalisht dhe nuk e ushtrojne detyren e tyre. Inspektoriatet jane te detyruara te mbikeqyrin cdo fushe te veprimtarise ekonomike tregtare te vendit. Jane gardiane te interesit publik dhe te interesit te konsumatorit njekohesisht.

Ne kete task force u diskutua gjithashtu mundesia e krijimit te nje sistemi RIA Vleresimi i Ndikimit Rregullator. METE propozoi nje implementim te versionit RIA Light te thjeshte te pershtatur ne mundesite tona dhe funksional i cili merr parasysh stadin aktual te zhvillimit te shqiperise si dhe mundeisite e saj buxhetore institucionale dhe njerezore.


26/10/2010

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›