E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha uron Papadhimos dhe Montin

Pas krijimi të qeverive të reja në Greqi dhe Itali, kryeministri Berisha ka uruar kryeministrat respektivë Lukas Papadhimas dhe Mario Monti.

“Kam ndjekur me kënaqësi e admirim karrierën Tuaj profesionale dhe atë politike, ndaj ruaj bindjen e thellë se me përkushtimin, profesionalizmin, vizionin e urtësinë që Ju karakterizon do të sillni një kontribut të rëndësishëm në kapërcimin me sukses të situatës së krijuar si pasojë e kushteve jo të favorshme financiare në arenën europiane dhe në rikthimin e vendit Tuaj të madh, mik e aleat i ngushtë i Shqipërisë dhe shqiptarëve, në rrugën e zhvillimit e të modernizimit të mëtejshëm”, shkruan Berisha në telegramin e urimit drejtuar kryeministrit të ri Italian, Mario Monti.

Kryeministri i ka dërguar telegram edhe kryeministrit grek.

“Gjej rastin t`Ju siguroj se qeveria shqiptare dhe unë personalisht mbetemi të vendosur dhe të angazhuar për t’i forcuar edhe më tej marrëdhëniet e mira ndërmjet të dyja vendeve tona, si dhe për të zgjeruar e forcuar edhe më tej bashkëpunimin në të gjitha fushat, në dobi të interesit më të mirë të të dy popujve tanë”, nënvizon Berisha në urimin për kreun e qeverisë greke.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›