Ekstradohet i kërkuari për falsifikime
Sot u bë i mundur ekstradimi nga Maqedonia i shtetasit shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar, Mariglen Gjoni 30 vjeç, lindur në Skrapar.
Gjykata e Gjirokastër në vitin 2008 e dënoi shtetasin Gjoni, me 8 muaj burg dhe 400 mijë lekë gjobë, për kryerjen e veprës penale të Falsifikimit të dokumenteve të identifikimit, pasaportave ose vizave. Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Shkupin, u bë i mundur arrestimi i këtij shtetasi me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë.
Në aeroportin Nënë Tereza në Rinas shtetasi i mësipërm i është dorëzuar përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.