E Shtunë, 31 Tetor 2026

Afganistan, Karzai i vë kushte SHBA-së

Hamid Karzai

Presidenti afgan Hamid Karzai, nuk e ka më me shumë dëshirë qëndrimin e forcave të armatosura të SHBA-ve në Afganistan. Në fakt ai i ka vënë  disa kushte Obamës, duke thënë se Kabuli zyrtar dëshiron sovranitet kombëtar.

Duke folur në Kabul, në asamblenë tradicionale, Karzai tha se ShBA-të duhet të ndalin bastisjet e natës si dhe ndërtimin e institucioneve paralele në Afganistan si kusht për marrëveshjen strategjike të partneritetit mes dy vendeve.

Forcat afgane të sigurisë pritet të marrin kontrollin e plotë mbi vendin në fund të vitit 2014, atëherë dhe kur pritet që forcat e aleancës të largohen.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›