Adele shërohet pas operacionit në fyt

Adele
Përfundon me sukses operacioni i këngëtares së mirënjohur britanike Adel, ndërsa jo pak shqetësime i sollën asaj muajt e fundit, duke anuluar dhe turnetë mbarë-botëror.
Lajmi konfirmohet nga vetë këngëtarja, e cila ka kryer një ndërhyrje në fytin e saj, ndonëse ishte paralajmëruar kohë më parë. Zëri i saj mahnitës mesa duket pati probleme, ashtu sikurse dhe mjekët kishin këshilluar që Adel të mbyllte gojën dhe të ruante vlerat dhe timbrin e saj brilant.
Adele kishte anuluar një sërë koncertesh javët e fundit në Britani pasi kishte zbuluar një hemorragji në kordat vokale. Me tone mjaftë optimiste, ajo theksoi se është mjaftë mirë dhe se po shërohet. Në muajin tetor, këngëtarja britanike kishte njoftuar se kishte ndaluar së piri alkool dhe duhan për të qetësuar më tej zërin, pavarësisht se ndërhyrja mjekësore ishte bërë e domosdoshme.