Votohet sot qeveria e Papadimos
Ashtu siç ishte paralajmëruar do të votohet sot qeveria e re e Greqisë e kryesuar nga kryeministri Lukas Papadimos, e cila është e obliguar për zbatimin e reformave strikte të kërkuara nga kreditorët ndërkombëtar në këmbim të fondit që Greqisë i duhet për të shpëtuar nga falimentimi.
BE dhe FMN kanë kërkuar një seri reformash përpara se t`i japin Athinës një kredi prej 8 miliardë eurosh.
Ndërkohë që pak ditë më parë në një deklaratë për shtyp, presidenti amerikan Barak Obama i vlerësoi si “të forta dhe të thella” lidhjet mes grekëve dhe amerikanëve, dhe u zotua se Shtetet e Bashkuara do të qëndrojnë me Greqinë në këto kohë të vështira”.