E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha uron besimtarët bektashinj me rastin e Sulltan Novruzit

Kryeministri Berisha uroi sot të gjithë besimtarët bektashinj me rastin e Festës së  Sulltan Novruzit. I shoqëruar nga bashkëshortja e tij znj. Liri Berisha, Kryeministri Berisha zhvilloi në mesditë një vizitë në selinë e Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve në Tiranë, ku u takua me kreun e kësaj selie Haxhi Dede Reshat Bardhi.

Në mesazhin e tij, Kryeministri Berisha u shpreh: “Urimet më të përzemërta bektashinjve shqiptarë, por edhe të gjithë besimtarëve në Ditën e Sulltan Novruzit, ditë shprese, besimi, mirësie dhe mirëkuptimi.

Dua të shpreh, gjithashtu, nderimin tim më të thellë për bektashinjtë shqiptarë, të cilët kanë shkrirë në një vlerat hyjnore, njerëzore dhe atdhetare. Për shqiptarët, bektashinjtë janë gjithashtu dhe ndërtuesit e doktrinës kombëtare. Janë ata burra të shquar që shkruan librin e shqiptarisë. Bektashizmi në çdo kohë ka qenë dhe mbetet doktrinë atdhetarie dhe së bashku me besime të tjera të mëdha e ka bërë Shqipërinë vendin me pasurinë hyjnore më të pasur, kombin me pasurinë hyjnore më të çmuar.

Gëzuar të gjithëve!”


22/03/2011

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›