Presidenti Topi uron besimtarët bektashinj shqiptarë për Festën e Sulltan Novruzit

21 mars 2011
Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi, në mesazhin dërguar Kryegjyshit Botëror të Bektashinjve, Haxhi Dede Reshat Bardhit uron të gjithë besimtarët bektashinj shqiptarë kudo ndodhen për Festën e Sulltan Novruzit.
“I nderuar Kryegjysh Botëror i Bektashinjve,
Të nderuar besimtarë bektashinj të Shqipërisë!
Në këtë ditë të shenjtë e të rëndësishme për paqen, ripërtëritjen dhe frymëzimin shpirtëror, në këtë ditë të madhërishme besimi për të gjithë ju, besimtarë bektashinj shqiptarë kudo ndodheni, dëshiroj t’ju shpreh urimet e mia më të mira dhe përzemërta! Gëzuar Festën e Sulltan Novruzit! Paçi ngahera lumturi, harmoni, begati, mirësi e dashuri në familjet tuaja!
Populli shqiptar ka dëshmuar gjithmonë virtytet më të mira të tolerancës, mirëkuptimit dhe respektimit të besimit të njëri-tjetrit, duke qenë bashkë sidomos në ditët e shënuara. Ndër shekuj ne kemi treguar se jo vetëm kemi trashëguar, por edhe se do të përcjellim tek brezat që vijnë ndjenjën e besimit, shpresës, të sakrificës e të vetmohimit të ndërgjegjshëm për të mirën tonë të përbashkët, duke i dhënë kështu një kontribut të vyer të ardhmes së Shqipërisë, që ajo të jetë sa më e fortë, krenare dhe dinjitoze.
Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët!
Gëzuar Festën e Sulltan Novruzit!” – thuhet në mesazhin e Presidentit Topi.