Presidenti Topi dhe Presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli theksojnë rëndësinë e rritjes së kontakteve dhe bashkëpunimit

21 mars 2011
Presidenti i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli filloi sot një vizitë shtetërore dyditore në Shqipëri me ftesë të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Prof. Dr. Bamir Topi.
Kryetari i Shtetit të Kosovës, Behgjet Pacolli dhe delegacioni zyrtar që e shoqëron në këtë vizitë të parë si President i porsazgjedhur u pritën në Pallatin e Brigadave nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Prof. Dr. Bamir Topi, me një ceremoni madhështore solemne, ku u ekzekutuan himnet kombëtare të të dy vendeve dhe u kalua në revistë Truproja e Nderit.
Të dy Presidentët zhvilluan një takim kokë më kokë dhe më pas drejtuan bisedimet zyrtare dypalëshe të delegacioneve shtetërore përkatëse. Në përfundim të këtyre bisedimeve, Presidenti Topi dhe Presidenti Pacolli dolën para përfaqësuesve të shumtë të mediave në një konferencë të përbashkët për shtyp.
Presidenti Topi: Përshëndetje! Kam një kënaqësi të veçantë sot të jem para jush me Presidentin e ri të Kosovës, Shkëlqesinë e Tij, zotin Behgjet Pacolli, mikun tim, mikun e të gjithë shqiptarëve.
I urova edhe njëherë sukses në detyrën e tij të rëndësishme në krye të shtetit të Kosovës. Patëm bisedime mjaft të rëndësishme. Në vazhdim të asaj linje që ne kemi pasur edhe më parë, por sot në një fazë të re të marrëdhënieve midis dy vendeve tona, edhe në kontekstin e rëndësishëm rajonal. Pashë edhe njëherë te Presidenti i Kosovës një mendje të hapur me një vizion të qartë për bashkëpunimin midis Shqipërisë dhe Kosovës, por edhe me vende të tjera të rajonit. Vende të cilat, prej vitesh njohin një klimë të mirë të marrëdhënieve politike, të stabilizimit të raporteve të reja politike dhe institucionale, por për fat të keq nuk shkojnë në sintoni me zhvillimet e pritshme ekonomike. Vendet tona kanë nevojë që të pozicionohen qartë, me ide të qarta për perspektivën ekonomike, sepse kjo është e mundshme në rajonin tonë, pak të eksploruar nga kjo pikëpamje, me një treg që kalkulohet përafërsisht me 60 milionë banorë. Duke pasur parasysh edhe ato projekte, të cilat janë shpalosur edhe më parë, por duke absorbuar edhe ide të reja, unë mendoj që e ardhmja e vendeve tona, jo vetëm që politikisht është e qartë në linjën euro-atlantike, por patjetër që e ka të nevojshme që të stimulohen raporte më intensive të komunikimit institucional për harmonizimin e standardeve të legjislacionit në përputhje me standardet europiane, por edhe shfrytëzimin e shumë mundësive që ka edhe Shqipëria, edhe Kosova.
Temat, për të cilat ne diskutuam janë tema të njohura, por ne rikonfirmuam vullnetin që Shqipëria dhe Kosova të rrisim jo vetëm dimensionin e komunikimit, por të trajtojnë edhe tema, të cilat vërtet janë shumë të ndjeshme. Përtej bashkëpunimit ekonomik dhe shfrytëzimit të resurseve të dy vendeve tona, patjetër që lindin probleme për përsosjen e standardizimit të teksteve si dhe shumë elementeve që kanë dimensione edukative, arsimore, kulturore, dhe besoj që është në interesin e institucioneve dhe në vëmendjen e njerëzve që merren në mënyrë të drejpërdrejtë, që ta rrisin standardin e bashkëpunimit në këtë linjë.
Diskutova me Presidentin Pacolli që “Rruga e Kombit”, një element infrastrukturor i jashtëzakonshëm, që ka bërë të mundur thyerjen e izolimit shekullor, shfrytëzimin më të mirë për lëvizjen e njerëzve, por edhe për lëvizjen e mallrave. Me një element shumë simbolik, Presidenti Pacolli e konsideroi Rrugën edhe si shkëmbim të ideve. Pra, rruga në vetvete jo thjesht si një element infrastrukturor civil, por edhe një mundësi e madhe për të komunikuar me njëri-tjetrin për të gjitha aspiratat tona, qofshin këto politike, qofshin të interesave sociale, të interesave personale të gjithësecilit, ku dimensioni i lirisë duhet të jetë i shprehur në mënyrë të qartë.
I thashë Presidentit që ne kemi pasur një gëzim të madh në fund të vitit që kaloi, kur shqiptarët arritën të fitojnë të drejtën për të lëvizur të lirë. Por së bashku me gëzimin e madh, unë kam shprehur brengën time që kjo mundësi nuk u realizua në të njëjtën kohë edhe për qytetarët e Kosovës. Në bisedë me të gjithë partnerët, në të gjitha tryezat, natyrisht ka qenë dhe do të vazhdojë të jetë që pikërisht kjo të bëhet e mundur sa më shpejt edhe për qytetarët e Kosovës, të cilët nuk mund të mbeten të izoluar. Jam i bindur që shumë shpejt, dhe kjo është edhe në interes të partnerëve tanë ndërkombëtarë, që së bashku me popujt e tjerë të rajonit, kjo të bëhet e vlefshme edhe për qytetarët e Kosovës.
Kemi diskutuar për nevojën e vazhdimit të një tradite të re që ka lindur midis Presidentëve të Shqipërisë, Maqedonisë, Malit të Zi dhe të Kosovës për të vazhduar takimet. Iniciativë që filloi në Vlorë në vitin 2009, vazhdoi në Prizren. Jemi të ftuar nga Presidenti Ivanov i Maqedonisë që takimin e radhës ta realizojmë në Ohër dhe pas kësaj, i takon Malit të Zi. Kjo për të demonstruar dëshirën dhe vullnetin, për të promovuar politikat e dialogut dhe të paqes, por për të ftuar edhe të tjerët që të bëhen pjesë e këtyre takimeve.
I thashë Presidentit Pacolli që Shqipëria e konsideron si shumë të rëndësishëm bashkëpunimin rajonal edhe me vende të tilla si Serbia, sepse jashtë çdo lloj paragjykimi, në kontekstin historik retrospektiv, ne e kemi bërë të qartë, që ndonëse me Serbinë na ndan një gjë shumë e madhe që ka të bëjë me pozicionimin për Kosovën, kjo në kontekste të reja rajonale dhe evropiane, nuk do të thotë që midis dy vendeve të mos ketë dialog politik, të mos ketë bashkëpunim në interes të vendeve, të popujve tanë dhe të paqes rajonale. Jam i bindur që edhe bisedimet që ekzistojnë midis Kosovës dhe Serbisë po zhvillohen në një lloj konteksti të tillë, në respekt të sovranitetit të vendeve respektive, duke diskutuar për çështje të karakterit teknik, të rëndësishme për interesat e dy vendeve.
Unë i kam uruar zotit Pacolli suksese në detyrën e tij dhe një vlerësim për konsolidimin e vazhdueshëm të institucioneve të Kosovës, institucione, të cilat kaluan një sprovë tjetër me ndërtimin e një shteti multietnik në respekt të të drejtave të çdo qytetari të Kosovës. Padyshim ky bashkëpunim do të jetë në të gjitha planet, në të gjitha institucionet dhe jam i bindur që bashkëpunimi ynë, kontaktet e vazhdueshme do të bëjnë të mundur që Kosova të ketë një reputacion të ri në të gjitha përpjekjet e përbashkëta që Kosova të njihet nga sa më shumë shtete të tjera për t’u afruar pikërisht në atë vizion, të cilin ne e kemi shprehur bashkarisht që Kosova, së bashku me Shqipërinë, të jetë pjesë e NATO-s në të ardhmen, që Shqipëria dhe Kosova të jenë pjesë e Bashkimit Evropian.
Edhe njëherë, i nderuar zoti President! I nderuar mik! Është një kënaqësi e veçantë që së bashku ta demonstrojmë këtë vullnet. Mirë se keni ardhur!