Kryeministri Berisha uron këngëtaren Rona Nishliu dhe ekipin shqiptar për suksesin e arritur në Festivalin Evropian të këngës - Eurovizion 2012
Kryeministri Berisha ka uruar mbrëmjen e djeshme këngëtaren Rona Nishliu dhe ekipin shqiptar për suksesin e arritur në Festivalin Evropian të këngës - Eurovizion 2012.
Kryeministri Berisha i telefenoi menjëherë pas përfundimit të festivalit, këngetares Rona Nishliu dhe i përcolli asaj urimet më të përzemërta për suksesin e shkëlqyer si dhe për përfaqesimin dhe interpretimin dinjitoz.
Kryeministri Berisha i shprehu asaj se për shqiptarët, por jo vetem për ata, ajo ishte zëri absolut i Festivalit dhe se i kishte përfaqësuar ata në mënyrën më të mrekullueshme.
27/05/2012