E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha do të marrë pjesë në takimin e Europës Juglindore, në Budva

Kryeministri Berisha do të marrë pjesë në takimin e Europës Juglindore, në Budva (Mali i Zi), një takim i përvitshëm që organizohet nga Grupi i Mëngjesit të Lutjeve në Europën Juglindore. Në këtë takim marrin pjesë liderë, politikanë, personalitete nga Europa Juglindore dhe anëtarë të Kongresit Amerikan, si Senatori i SHBA James Inholfe, kongresmeni Robert Aderholt, Presidenti i Malit te Zi Filip Vujanovic, Kryeministri  Igor Luksic dhe Kryetari i Parlamentit Ranko Krivokapic, Ministri i Punëve të Jashtme të Bosnje Hercegovinës  Zlatko Lagumdzija, ish-presidenti dhe ish-kryeministri i Malit te Zi Milo Djukanovic dhe ish-presidenti Kroat Stjepan Mesic etj. 

Qëllimi i këtij takimi është të ndajë në frymën e miqësisë, vlera dhe ide për promovimin e mirëkuptimit, tolerancës dhe bashkëjetesës midis kombeve, kulturave dhe besimeve.  

Kryeministri Berisha në këtë event nën logon “ Bashkim në diversitet” do t’i adresohet pjesëmarrësve me një fjalë.

Takimi i Europës Juglindore organizohet për të 9-in vit.  Ndërsa Mëngjesi  Kombëtar  i Lutjeve mblidhet çdo vit në Washington DC qe nga 1953.


25/05/2012

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›