Durrës, sajonin aksidente me qëllim përfitimi, 2 në pranga
DURRËS- 1 efektiv i policisë rrugore të qytetiti të Durrësit dhe një person tjetër janë vënë në pranga mesditën e sotme, pasi sajonin aksidente automjetesh, duke falsifikuar dokumentat e sigurimit me qëllim përfitimi personal.
Burime nga policia e qytetit bregdetar bëjnë me dije se është arrestuar efektivi i rrugores Ahmet Daci dhe qytetari Kreshnik Gjoka. Ky i fundit sipas Shërbimit të Kontrollit të Shtetit kryente rolin e sekserit. Të njëjta burime bëjnë me dije se personat në hetim i kanë shkaktuar një dem prej 40 milione lekesh të reja kompanive të sigurimit të automjeve.
Skema e mashtrimit sipas policisë funksionte duke sajuar aksidentet të paqëna, kryesisht me mjetet e reja. Denoncimi është bërë nga vetë kompanitë disa muaj më parë. Ndërkohë janë vënë nën hetim dhe efektivë dhe persona të tjerë.
(el.me/BalkanWeb)