E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohet nga policia serbe një ish- ushtar i UÇK- së

Beograd- Policia serbe ka arrestuar një shqiptar nga Kosova pasi ai ka qenë pjestar i UÇK- ës dhe akuzohet për krime lufte.

Gjatë një deklarate për mediat, ministri i brendshëm serb, Ivica Daçiç tha se është arrestuar në Merdarë shqiptari Mark Kasnjetin, dhe sipas tij arrestimi nuk ka lidhje me etninë.

“Ky arrestim nuk ka të bëjë me përkatësinë etnike. Bëhet fjalë për krime lufte kundër popullsisë civile. Nëse ai është fajtor, do të tregojë procesi i mëtejshëm”, ka theksuar ministri i Brendshëm i Serbisë Ivica Dacic.

Ndërkohë zëvendësprokurori serb për krime lufte, Bruno Vekariç tha se ushtari i UÇK- së ka kryer krime kundër civilëve në fshatin Kramirovc në vitin 1998.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›