E Shtunë, 31 Tetor 2026

KFOR heq barrikadat në 3 fshtara shqiptarë në komunën e Leposaviç

PRISHTINË- Ushtarët e kontigjentit amerikan të KFOR, që janë të vendosur në veri të Kosovë, mesditën e sotme ndërmorën një aksion për të liruar rrugën që të shpie në tri fshatrat shqiptare të Leposavicit: Bistricë, Cerajë dhe Koshtovë e Vllahi.

Largimin e barrikadave nga ana e KFOR-it e ka konfirmuar edhe policia në Mitrovicë, raporton Koha Ditore.

‘KFOR-i me makinerinë e tij është duke i larguar barrikadat, që janë vendosur nga grupe serbësh, në rrugën që të shpie për në tri fshatrat shqiptare të Leposaviqit. Deri më tani në atë pjesë, ku është duke punuar KFOR-i, situata është e qetë dhe nuk ka asnjë qytetar të tubuar”, ka pohuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti.

Të premten, në orët e vona të pasdites, banorët shqiptarë të fshatrave në veri të Mitrovicës, që mbetën të izoluar nga barrikadat serbe, bashkërisht kanë ndërmarrë iniciativë për largimin e një barrikadë nga rruga e tyre. Por, për shkak të defektit në buldozer, u detyruan të heqin dorë nga qëllimi.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›