E Diel, 1 Nëntor 2026

Fakti/Bamir Topi për herë të parë “pro” censusit, pasi kishte vënë 6 muaj rresht kundër regjistrimit, zëvendësin Kreshnik Spahiu

08-11-2011 / Gazeta 55

“Unë, si Kryetar i Shtetit, e kam inkurajuar regjistrimin e popullsisë”.

Kështu deklaroi dje nga Gjirokastra, Presidenti Bamir Topi.

Por, përpos kësaj, kushdo dhe sado që të lodhet duke “naviguar” e bërë “search” në faqe gazetash të printuara, apo edhe në ëeb-site, mediash të shkruara dhe elektronike, nuk mund të gjejë një frazë të vetme “inkurajuese për regjistrimin e popullsisë” që të mundtë jetë artikuluar nga Presidenti Bamir Topi.

Një frazë e tillë e mundshme “inkurajuese”, nuk mund të gjendet sepse nuk është artikuluar nga Presidenti, që më pas “motor kërkimet” e faqeve të internetit të na e servirin si “begraund” të aktivitetit presidencial.

Por, ndërkohë, nuk mungojnë fraza “inkurajuese” me sens të kundërt, ose më saktë, në mbështetje të aktivitetit anti-census të Aleancës Kuq e Zi. Për aq sa dihet, biles..., biles..., ia vlen të kujtojmë se Aleanca Kuq e Zi drejtohet nga “zëvendëspresidenti”, nënkryetar i KLD, Kreshnik Spahiu. Dhe si shërbim dhe në ndihmë të “vartësit” të tij, jo më larg se 29 shtatori i vitit 2011, “motor kërkimet” e faqeve të internetit, na bëjnë të ditur qëndrimin e Bamir Topit, jo aq për Lëvizjen Kuq e Zi, se sa për me nder protestat e tyre, anti censusit. Dhe pikërisht në këtë datë, në një studio televizive, shprehej me superlativa për “protestat” anti census të Aleancës të Aleancës Kuq e Zi, duke i “konsideruar si një lëvizje vullnetare qytetare në të drejtën e tyre për të demonstruar një shqetësim”.

Në qoftë se kjo frazë e shkëputur nga monologu i Presidentit Bamir Topi në studion televizive, mund të quhet “inkurajuese për regjistrimin e popullsisë”, atëherë ka vend për të lënë artikuluesin e saj, në “statsuin” e ti bërit qejfin vetes…

Por në rast se leximi dhe kuptimi i saj duhen marrë sikurse është artikuluar në formën e një “shqetësimi të demonstruar”, nëpërmjet qëndrimit anti-census të Aleancës Kuq e Zi, sigurisht të evidentuar edhe nga Presidenti, atëherë pikëpyetja që u ngrit dje nga ndryshimi i qëndrimit të Bamir Topit në Gjirokastër, ka ë bëjë, “pse tani ky ndryshim qëndrimi?”.

Përgjigja është e thjeshtë.

Gjithë koha, që ju desh, qoftë Bamir Topit, qoftë të ndërsyerve prej tij nën logon e lëvizjes “Aleanca Kuq e Zi”, tashmë ka skaduar. Me gjithë investimin pa rezultat të amplifikatorëve anti-census, të cilët si rakordim të vetëm të qëndrimit të tyre kishin disa zëra “me origjinë” nga Athina, kataklizma që kriza ekonomike shkaktoi edhe në radhët e zërave grekë “anti-census”, i ndryshoi gjërat. Natyrisht situata e re, kërkon një riformatim të qëndrimit edhe nga ana e Presidentit shqiptar. Në korin anti-census, nuk mjafton vetëm “zëri i parë” i Kreshnik Spahiut, por duhet edhe “zëri i dytë”, që për shkak të zhvillimeve të fundit në Greqi, as nuk ia ka ngenë “t’i vijë pas mendjes” Kreshnik Spahiut dhe Bamir Topit në Shqipëri, por as nuk kanë të njëjtat interesa të zhurmuara deri tani, nëpërmjet zëdhënësve të Aleancës Kuq e Zi.

Për të mos marrë koston e Edi Ramës, të cilit, që pas dorëheqjes së kryeministrit Papandreu, i kanë mbetur në dorë tezat e krizës ekonomike në Greqi, që ai i shiti për “program rilindjeje”, Bamir Topi zgjodhi të shkojë deri pranë kufirit me Greqinë dje për të bërë “divorcin” me “zërin e dytë” të korit anti-census, që “oshtinte” nga përtej kufirit... 

A. B. 

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›