E Shtunë, 31 Tetor 2026

AKKP, shpall listën e fituesve për vitin 2009

Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave ka shpallur listën me subjektet e shpronësuara që përfitojnë nga kompensimi financiar për vitin 2009. Drejtori i kësaj agjencie Elvic Cefa, tha se fondi i vënë në dispozicion këtë vit për herë të parë, kapi shifrën prej rreth 10 million eurosh. Sipas tij nga 521 kërkesa të depozituara, fituese janë shpallur 211 prej tyre. Kreu i AKKP-së shpjegoi arsyet që çuan në përjashtimin e gati gjysmës së kërkesave për kompensimin financiar të depozituara pranë kësaj agjencie. Pronarët të shpallur fitues do të duhet të paraqesin pranë AKKP prej së mërkurës së ardhshme, numrin e llogarisë ku do të derdhen shumat respektive.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›