E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha viziton fshatin Gërdec

 Kryeministri Berisha vizitoi sot në mëgjes fshatin Gërdec, ku konfimoi vendosmërinë e qeverisë për pastrimin në një kohë sa më të shkurtër të zonës nga rreziku. Kryeministri Berisha u njoh nga afër me pasojat e shkaktuara nga shpërthimi i një dite më parë, dhe përgëzoi drejtuesit ushtarakë për misionin e kërkimit dhe pastrimit të zonës nga predhat ende të pashpërthyera.            

“Jam këtu për të shprehur të gjithë dhimbjen, pikëllimin e thellë, ngushëllimet e qeverisë, por jo vetëm të qeverisë shqiptare, por shumë qeverive të vendeve mike familjet që humbën më të dashurit e tyre, por edhe gjithë banorëve të kësaj zone për gjendjen katastrofale që përjetuan, sikurse dua t`ju përgëzoj ju, të përgëzoj të gjitha njësitë e ushtrisë, forcat e ndërhyrjes së shpejtë në repartet e tjera të ushtrisë shpëtim-kërkimin e minierave, qytetarët e kësaj zone. Ju organizuat, në një situatë jashtëzakonisht të rrezikshme, operacionin më të shkëlqyer të shpëtim-kërkimit që vendi ka njohur ndonjëherë, operacion me anë të cilit ju ia dolët të shpëtoni dhjetra e dhjetra jetë”, u shpreh Kryeministri, duke e cilësuar si jashtëzakonisht të rëndësishme vazhdimin e operacionit, pasi ka ende të humbur.

 “Nxjerrja e zonës jashtë rrezikut nga materialet e pa shpërthyera është tepër emergjente. Ka ende predha të pa shpërthyera”, theksoi Kryeministri Berisha. Më tej Kryeministri u shpreh se situata është vendosur që dje nën kontroll, si në zonën e shpërthimit ashtu edhe në Spitalin Ushtarak, i cili ka përballuar 169 urgjenca, po kështu spitali “Nënë Tereza” dhe spitali i Durrësit.

“Situata është marrë në dorë me shpejtësinë më të madhe që mund të merrej. Siç e shihni, pasojat janë shumë serioze, jetë njerëzore, të plagosur, nga ana tjetër janë dëmet e mëdha materiale. Pastrimi i zonës është i domosdoshëm  për vlerësimin e plotë të tyre, por janë mbi 500 trupa ushtarake të specializuara në këtë fiushtë, të cilët po vazhdojnë kontrollin e imtësishëm të zonës për ta nxjerrë atë jashtë rrezikut”, theksoi Kryeministri, duke nënvizuar se operacioni i kërkimit po vazhdon. 

 


Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›