E Shtunë, 31 Tetor 2026

Njoftim për shtyp mbi gjendjen e ditës së sotme në Gërdec

Sipas një Komunikate të Ministrit të Mbrojtjes mbi ngjarjen tragjike të Gërdecit, në orën 05. 00 të ditës së sotme, ka nisur operacioni nga forcat e specializuara xheniere, për pastrimin e sipërfaqeve të infektuara nga minat. Në orën 07. 00 ka filluar operacioni masiv për pastrimin e të gjithë zonës; Maminas, stacioni i trenit, Marqinet dhe Manzë.

Operacioni ka nisur me 500 trupa të specializuar për identifikimin dhe pastrimin e zonës nga predhat e pa plasura. 200 vetë nga Policia Ushtarake po kryejnë ruajtjen dhe sigurinë në zonë. 300 trupa të tjera janë në mbështetje të trupave të operacionit. Pra, gjithsej në operacion vazhdojnë të jene të angazhuara rreth 1000 trupa dhe 149 mjete si dhe tre helikopter. Në zonën më problematike që ka ndodhur shpërthimi, veprojnë trupat e batalionit të operacioneve speciale dhe EOD ( Specialistë të asgjësimit te municioneve ). Detyra e tyre për ditën e sotme është kufizimi i zonës së ndotur dhe kërkimi i viktimave të mundshme.

Nga operacioni i ditës së sotme janë gjetur 4 ( katër ) viktima të pa identifikuara. Po vazhdon operacioni për kërkimin e viktimave në masivet e betonit të cilat ndodhen në vendin e shpërthimit. Janë identifikuar gjithsej 149 predha të pa plasura. Spitali Ushtarak, ka dhënë ndihmën mjekësore 169 personave, nga të cilët 106 janë larguar pas marrjes së saj. Vazhdojnë të jenë nën kujdesin mjekësor 57 vetë, nga të cilët 4 ndodhen në reanimacion. Në orën 02 45 të datës 16.03.2008, janë transportuar për në Greqi 5 vetë. Rreth orës 1400 pritet të nisen për në Itali 2 vetë që kanë qenë të shtruar në Spitalin Ushtarak, për t’ju nënshtruar një trajtimi më të specializuar dhe 6 të sëmura të tjerë të cilët shtruar në qëndrën Universitare “ Nënë Tereza”. Gjëndja përgjithëshme e të sëmurëve në Spitalin Qëndror të Ushtrisë është nën kontroll. Rreth orës 08 00 janë larguar për në drejtim të shtëpive të tyre ( Qytetin e Vorës) 41 vetë të cilët ishin akomoduar në Akademinë e Nënoficerëve, në Tiranë.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›