Kryeministri Berisha vlerëson ecurinë e procesit të transferimit të pronave dhe pyjeve në pronësi të qeverisjes vendore
Kryeministri Berisha vlerësoi sot ecurinë e procesit të decentralizimit, në mënyrë të veçantë të transferimit të pronave, pyjeve dhe kullotave në pronësi të qeverisjes vendore. Në kuadër të këtij procesi, Këshilli i Ministrave miratoi sot 10 vendime të reja për kalimin e pyjeve dhe kullotave në pronësi apo përdorim qeverisjes vendore si dhe kalimin e një sërë pronash të paluajtshme në pronësi a përdorim të komunave të ndryshme të vendit. Kryeministri qartësoi se kalimi në përdorim bëhet me kërkesë të vetë Këshillave të Komunave.