Kryeministri Berisha zhvilloi në fundjavë një darkë pune me Kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçi
Kryeministri Berisha zhvilloi një darkë pune në weekendin e javës që shkoi me Kryeministrin e Kosovës, zotin Hashim Thaçi.
Gjatë darkës u diskutua gjerësisht mbi intensifikimin e bashkëpunimit të gjithanshëm midis dy vendeve, Shqipërisë dhe Kosovës.
Gjatë këtij takimi, të dy kryeministrat diskutuan edhe për bashkëpunimin rajonal dhe axhendën europiane të dy vendeve, bashkërendimin e përpjekjeve për njohje të reja të shtetit të ri të Kosovës.
Bisedimet u karakterizuan nga fryma e plotë e mirëkuptimit.
11/07/2011