Presidenti Topi dekoron ushtarakë të Forcës së Sigurisë së Kosovës

8 korrik 2011
Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi dekoroi sot në Presidencë tre përfaqësues të shquar ushtarakë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjeneral Lejtnant Sylejman Selimi, Kapiten Ejup Maqedonci dhe Tetar Valdrin Kelmendi, të cilët kanë kontribuar në përballimin e situatës së rënduar për shkak të përmbytjeve në fundvitin e kaluar, në rrethin e Shkodrës.
Në ceremoni ishin të pranishëm Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Agim Çeku dhe përfaqësues të tjerë të kësaj ministrie, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Gjeneral Brigade Maksim Malaj, i ngarkuari me punë në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Tiranë si dhe anëtarë të Kabinetit të Presidentit.
Në ceremoninë solemne me këtë rast, pas ekzektuimit të himnit kombëtar të Republikës së Shqipërisë dhe leximit të dekreteve përkatëse nga Sekretari i Përgjitshëm i Presidencës, zoti Aleksandër Flloko, Presidenti Topi i dorëzoi Gjeneral Lejtnant Sylejman Selimit “Medaljen e Artë të Shqiponjës” me motivacionin: “Për kontribut të çmuar në përballimin e fatkeqësive natyrore gjatë përmbytjes në rajonin e Shkodrës”. Me të njëjtin motivacion, Kreu i Shtetit u dorëzoi Kapiten Ejup Maqedoncit dhe Tetar Valdrin Kelmendit, Medaljet “Për Shërbime Ushtarake” së bashku me dekretet përkatëse.
Me këtë rast, Kryetari i Shtetit, Bamir Topi u shpreh:
“Është padyshim një rast shumë i veçantë takimi me ju për të vlerësuar një moment, i cili nuk ka të bëjë thjesht me një situatë të vështirë natyrore, por brenda kësaj situate, e cila e vlerësuar në sezonin e verës duket sikur është larg, por të gjithë e kemi në memorje atë situatë të vështirë që u krijua në zonën e Shkodrës, në rrethinat e Shkodrës. Besoj që ka qenë një moment kur solidariteti njerëzor, por mbi të gjitha angazhimi dhe profesionalizmi juaj bënë që të gjithë të ndihen krenarë për atë ndihmë të menjëhershme që erdhi nga qeveria e Kosovës dhe posaçërisht nëpërmjet Forcave të Sigurisë së Kosovës. Kështu që është një nder i veçantë për mua personalisht, që në emër të popullit shqiptar, në emër edhe të atyre banorëve, në emër të institucioneve që kanë bërë propozimin, t’ju vlerësoj me këtë medalje të lartë, e cila nënkupton patjetër, jo vetëm veprën që duhet të vlerësohet, por mbi të gjitha, atë lloj angazhimi që Forcat e Sigurisë së Kosovës bënë në kuadrin e reformimit të saj, të reformimit të të gjitha institucioneve të Kosovës, që po bëhen jo vetëm sipas standardeve ndërkombëtare, por fatmirësisht po bëhen në një kohë shumë të shpejtë.
Ne jemi të ndërgjegjshëm që ndërtimi i institucioneve të reja të Kosovës, ku padyshim bën pjesë edhe Forca e Sigurisë së Kosovës, do bëhet sipas të gjitha standardeve të NATO-s. Dhe jam i bindur, sikurse e kemi shprehur edhe në takimet e karakterit politik institucional, me përfaqësues partnerë strategjikë të Shqipërisë, por edhe në takimet rajonale, jemi të bindur që me këtë progres që ju po realizoni, me këtë veprimtari, e cila nuk dallon fare nga profesionalizmi i Forcave të vendeve të tjera që janë për një kohë të gjatë pjesëtarë të Aleancës më të madhe të paqes e sigurisë, na bën të ndjehemi krenarë, të jemi optimistë, që Kosova, institucionet e saj, juve, si përfaqësues të Forcave të Sigurisë së Kosovës, do të jeni në një të ardhme patjetër me të drejta të barabarta krahas forcave të NATO-s. Unë jam i bindur që ky progres që vjen ditë pas dite, patjetër ka edhe kontributin e jashtëzakonshëm të Forcave të Sigurisë së Kosovës.
Unë, edhe njëherë ju falenderoj për kontributin tuaj, nëpërmjet jush, të gjithë atyre që kanë ndihmuar, dhe jam i bindur që në situata të tilla, nuk ekziston vetëm solidaritet njerëzor, por vëllazëror, por edhe angazhimi i këtyre forcave që në plan të parë kanë profesionalizmin dhe standardet e larta të humanizmit. Edhe njëherë ju falenderoj nga zemra! Urimet më të mira për ju, për popullin e Kosovës, dhe për të gjitha Forcat e Sigurisë së Kosovës! Urime!”
Në prani të të ftuarve në ceremoninë zyrtare të dekorimit dhe në emër të të dekoruarve, përshëndeti të pranishmit Gjeneral Lejtnant Sylejman Selimi, i cili, ndër të tjera, theksoi: “Ju falenderoj për dekorimin! Ky nuk është një nder vetëm për mua, por dhe për të gjithë kolegët e mi dhe për të gjithë pjesëtarët e Forcës së Sigurisë që kanë kontribuar dhe kanë dhënë ndihmën e tyre vëllezërve tanë në Shqipëri. Uroj që asjëherë të mos ndodhin gjëra të tilla, por në qoftë se ndodhin, ne çdo herë do të jemi të gatshëm që të kontribuojmë për vëllezërit tanë, kudo që gjenden. Faleminderit shumë!”