Qeveria miraton vendimin “Për adoptimin e eurokodeve të ndërtimit”
Këshilli i Ministrave miratoi sot vendimin “Për adoptimin e eurokodeve të ndërtimit”.
Ky vendim ka për qëllim adoptimin e eurokodeve të ndërtimit. Eurokodet janë një seri standardesh europiane, për projektimin e ndërtesave dhe të inxhinierisë civile. Futja në përdorim e eurokodeve do të bëjë të mundur përmirësimin e ndjeshëm në fushën e projektimit. Përshtatja e eurokodeve me statusin e standardit shqiptar do të sjellë përmirësime në projektimin e strukturave rezistente ndaj tërmeteve, rregullat e projektimit për ndërtesat me struktura prej çeliku, muri, druri, të projektimit gjeoteknik, të mbrojtjes kundra zjarrit. Përshtatja e eurokodeve përbën bazën e harmonizimit të standardeve europiane me ato shqiptare, në fushën e ndërtimit.
06/07/2011