E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha zhvilloi sot homazhe në nderim të efektivit të Policisë në komisariatin e Peqinit, Zabit Caka, i cili u vra mesnatën e djeshme në krye të detyrës.

Kryeministri Berisha zhvilloi sot homazhe në nderim të efektivit të Policisë në komisariatin e Peqinit, Zabit Caka, i cili u vra mesnatën e djeshme në krye të detyrës. 

Pas homazheve të zhvilluara në Pallatin e Kulturës "Ferdinand Deda" në Peqin, Kryeministri Berisha shprehu dhimbjen për humbjen e policit Caka dhe njëherësh i përcolli ngushëllimet familjes së tij, shokëve dhe qytetarëve të Peqinit për këtë humbje.

Ne mesazhin e tij kryeministri Berisha u shpreh:

 “Erdha të shpreh të gjithë hidhërimin, pikëllimin  e thellë, ngushëllimet për oficerin Zabit Caka të rënë në krye të detyrës të rënë burrërisht me një trimëri, me një vetëmohim të paparë. Të ngushëlloj familjen, të ngushëlloj qytetarët e Peqinit, të ngushëlloj shokët bashkëluftëtarët e tij në komisariatin e policisë dhe të gjithë efektivat e Policisë së Shtetit.

Uroj që familja të gjejë forcën për të përballuar këtë dhimbje të pa kompensueshme dhe shpirti i dëshmorit Zabit Caka, të rënit tonë në betejë me armikun e egër, me armikun e çdo qytetari  të lirë të këtij vendi, që është krimi i organizuar, të gjejë paqen e merituar.

Humbja është shumë e madhe, por qëndresa dhe burrëria e tij dhe e shokëve të tjerë është frymëzuese për të gjithë shërbëtorët e zbatimit të ligjit, në çdo detyrë që ata ndodhen.

Dhe njëherë ngushëllimet e mia më të sinqerta.


02/09/2011

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›