E Shtunë, 31 Tetor 2026

Projekti “Internet falas” konfirmohet si sukses i “Shqipërisë në moshën e internetit”

 

 

Zyra postare nr. 3  në qytetin e Durrësit, i  shërben  të gjithë qytetarëve të zones ne pergjithesi me internet falas, por gjithashtu u vjen ne ndihme edhe studenteve, të cilët mund të navigojnë falas prane kesaj zyre postare.

 

Gjatë vizitës Ministri Pollo tha për mediat: “Bashkë me Drejtorin e Përgjithshëm të Postës Shqiptare z. Gorea, bëmë një vizitë në zyrën postare nr. 3 të Durrësit, për të parë ecruinë e projektit PAP: Pikat e  Aksesit Publik, të lancuar para 7 muajsh dhe tashmë shikojmë që edhe në Durrës dhe në këtë zyrë postare përdorimi i interneti falas është i plotë. Shifrat që jep Posta Shqiptare janë jashtëzakonisht inkurajuese: afro 2.9 milionë përdorues gjatë 7 muajve të këtij projekti, dhe dicka më pak se 400 mijë përdorues në muaj në të gjithë vendin. PAP është një mënyrë që të gjithëve tu jepet mundësia për të lundruar në internet edhe atyre që nuk i kanë kushtet financiare për ta pajtuar këtë shërbim në shtëpi. Të tërë kanë mundësinë që përmes këtij aksesi,  jo vetëm të lundrojnë pa fund në botën e  internetit, të lidhen më këdo dhe në anën tjetër të globit, por dhe të përfitojnë shërbime, që qeveria, gjithnjë e më shumë, po i shndërron në shërbime online. Ky projekt bën të mundur që një shërbim, që do të merrej duke mbajtur radhë të populluara, të mund ta kryesh direkt nga ekrani i kompjuterit, në zyrat e Postës Shqiptare. Kryesorja është që përmes projektit PAP ne kemi internet në të gjithë Shqipërinë dhe në krahinat më të largëta. Posta Shqiptare ka 550 zyra në territorin e Republikës dhe në secilin prej tyre ka kompjuter të lidhur me internet dhe aksesi është falas për të tërë ata që duan ta përdorin.”

Në ambientet e Zyrës Postare Nr. 3 në qytetin e Durresit Z.Genc Pollo Ministër për Inovacionin dhe Teknologjinë e Informacionit dhe Komunikimit dhe Z.Arqile Gorea Drejtor i Përgjithshëm i Postës Shqiptare panë nga afër ecurinë e zhvillimit të projektit të Internetit falas, ndërrmarrë nga Posta Shqiptare në kuadrin e nismës së Qeverisë shqiptare “Shqipëria në moshën e internetit”.
29/07/2011

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›