FJALA E PRESIDENTIT TOPI NË SAMITIN E 9-të RAJONAL TË UNESCO-s TË KRERËVE TË SHTETEVE TË EVROPËS JUGLINDORE

2 shtator 2011
Viminacium, Serbi
“Arti modern dhe pajtimi në Evropën Juglindore”
I nderuar President Tadiç,
E nderuara Drejtore e Përgjithshme e UNESCO-s, zonja Bokova,
Të nderuar Shkëlqesi Presidentë!
Më lejoni t’i shpreh falenderimet e mia Presidentit Tadiç për mikpritjen dhe organizimin e këtij takimi të rëndësishëm! Kam bindjen se mesazhi që ne do të përcjellim nëpërmjet këtij Samiti me temë: “Arti modern dhe pajtimi në Evropën Juglindore” do t’i shërbejë forcimit të dialogut dhe njohjes së mëtejshme e të ndërsjelltë mes popujve dhe kulturave tona.
Takimi i sotëm i krerëve të shteteve, i cili mbahet pas samiteve të suksesshme të Ohrit, Tiranës, Opatijas, Sibiut, Cetinjës, Athinës dhe Stambollit është një tjetër rast për të riafirmuar marrëdhënien e frytshme dhe afatgjatë me UNESCO-n, Këshillin e Evropës dhe Bashkimin Evropian për inkurajimin e pluralizmit kulturor si dhe nxitjes së mëtejshme të frymës së respektit për popujt dhe kulturat e ndryshme.
Të nderuar pjesëmarrës!
Ballkani ka treguar përgjatë historisë së tij se zotëron fuqi për të jetuar në një mjedis me fizionomi të ndryshme nga të tjerët. Ballkani, i cili zë edhe pjesën më të madhe të hapësirës në Evropën Juglindore konsiderohet si tokë-kufi ndërmjet Lindjes dhe Perëndimit. Arti i tij kushtëzohet edhe nga gjeografia, e cila në këtë rast është një gurrë pasuruese e pashtershme.
Arti dhe kultura janë mjete të fuqishme për të tejkaluar problemet që kanë mbajtur peng për një kohë të gjatë rajonin tonë. Trashëgimia jonë kulturore njëherazi na identifikon e na dallon nga njëri-tjetri, por edhe na bën të kuptojmë edhe sa të ngjashëm jemi.
Arti është integrues, ai rikodifikon realitetin duke e bërë atë eksperimentues e më të të guximshëm, sepse ka si kryefjalë bashkëjetesën e traditave, të vlerave dhe besimeve paqësore. Ai nxit shprehi të reja, që përjashtojnë dhunën, intolerancën dhe paragjykimet.
Pas një epoke të trazuar, qytetarët e Evropës Juglindore po gëzojnë një periudhë progresi të panjohur më parë.
Ëndrra për paqe, demokraci, mirëqenie, qëndrueshmëri dhe integrim po shndërrohet çdo ditë e më tepër në realitet. Sot këtu kemi detyrimin moral që t’u njohim meritën edhe artistëve të zhanreve të ndryshme, të cilët kanë qenë ndër frymëzuesit e kësaj ëndrre. Ata, gjithnjë e më shumë po bëhen themelues të një fryme të re: një fryme që e konsideron Evropën si atdhe të përbashkët dhe vlerat e saj qytetare dhe politike të njehsuara me vlerat e tyre kombëtare.
Një ndjekje e vëmendshme e krijimtarisë artistike të vendeve tona na dëshmon se pavarësisht gjuhëve dhe traditave të ndryshme, mbizotëron e përbashkëta, dënimi i padrejtësive sociale e politike, dëshira për paqe e liri, vëllazërimi ndërmjet popujve si kuptimi i vërtetë i modernitetit dhe sfida e mundshme e bashkohësisë.
Një bashkëpunim më i madh dhe i gjithanshëm është i mundur dhe i domosdoshëm ndërmjet kulturave tona.
Bashkëpunimet nuk janë vetëm idilike. Ndonjëherë ato janë edhe të vështira, por mbi të gjitha ato duhet të jenë të vërteta! Prej tyre pritet një reflektim mbi kontradiktat e ndasitë e së kaluarës në mënyrë që ato të mos pengojnë proçeset integruese.
Arti modern apo bashkëkohor sot, propozon tema që kanë si objekt marrëdhënie të tilla si ato ndërmjet individit dhe kolektivitetit, distancën ndërmjet shoqërisë dhe klasës politike, pushtetin e lobeve ekonomike mbi massmedian, problemet e emigracionit, ato të pranimit apo të përjashtimit të të drejtave civile, politike e etnike, por edhe forma të reja të pjesëmarrjes demokratike.
Raporti që grupet, klasa politike dhe udhëheqësit e vendeva tona ndërtojnë me këto tema është tregues i standardeve dhe i emancipimit demokratik të shoqërive tona respektive.
Të dashur miq!
Arti ka forcën të gdhendë identitetin e një populli. Në këtë epokë globalizmi, arti modern, ashtu si trashëgimia kulturore e secilit prej vendeve tona duhet nxitur, promovuar, ruajtur dhe duhet kaluar brezave pasardhës!
Në këtë kontekst, shumë prej shkrimtarëve tanë i kanë folur qartë bashkohësisë universale duke i tejkaluar barrierat e nacionalizmave dhe ideologjive të dalëmode. Ata, me letërsinë me humanizmin e pacifizmin e tyre i kanë afruar popujt duke realizuar një kundër-veprim ndaj çdo forme shovinizmi.
Në letërsinë shqipe, modeli është Ismail Kadareja, por edhe në arte të tjera si në pikturë, balet, kinematografi e muzikë emra shqiptarësh si Ibrahim Kodra, Angjelin Prelocaj, Xhejms Belushi, Inva Mula, Eliza Dushku, Saimir Pirgu, Ardian Paci, Artan Shabani, Klejdi Kadiu e shumë e shumë të tjerë janë konfirmuar si një pjesë autentike e mozaikut të vlerave të bashkohësisë botërore.
Zonja dhe Zotërinj,
Jashtë këtij diskutimi nuk duhej të mbetej Kosova, shteti më i ri i Evropës. Ajo është një pjesëmarrëse legjitime në veprimtari të tilla si dhe një faktor paqeje e stabiliteti në rajon. Kosova, me kulturën e saj të vjetër dhe të re, me artin e saj modern e bashkëkohor, me zërat e saj më të artikuluar, do t’i forcojë lidhjet politiko- kulturore me popujt e tjerë në rajon dhe sidomos me fqinjët. Për këtë duhet vullnet i gjithanshëm, sepse pajtimi është plotësisht i mundur. Popujt nuk mund dhe nuk duhet të jetojnë me tensione dhe me komplekse që vijnë nga e kaluara, por në paqe e në harmoni dhe sigurisht, gjuha e artit, pluraliteti i tij janë instrumente shpirtërore të pazëvendësueshme komunikimi.
Sot në rajonin tonë po përjetojmë një periudhë mirëkuptimi gjithnjë e më shumë të pranishme. Politika nuk mund të pengojë artin, nuk mund të pengojë institucionet, në mënyrë që të promovojë kulturën e dialogut dhe komunikimit që vjen nëpërmjet tij. Kjo është arsyeja që unë them, që paradoksalisht, ajo që ndodh në tryeza më të gjera në Evropë, ku personalitetet e Kosovës janë të pranishme, ajo duhet të ndodhë edhe këtu. Unë jam i bindur që politika e moderuar e lidershipit të rajonit do të bëjë të mundur që në tryeza të tilla të jetë e pranishme edhe Presidentja e re e Kosovës, e cila normalisht duhet të ishte e pranishme edhe sot.
Në përfundim, dëshiroj të shpreh edhe njëherë bindjen se Samiti i 9–të rajonal i UNESCO-s do të shërbejë si një platformë e dobishme për thellimin e bashkëpunimit të gjithanshëm ndërkulturor në rajon dhe veçanërisht për gjetjen e zgjidhjeve ndaj sfidave të aktualitetit të sotëm!
Ju falemnderit!