Kryeministri Borisov jep dorëheqjen

Jep dorëheqjen kryeministri i Bullgarisë Bojko Borisov. Lajmi bëhet i ditur nga mediat bullgare të cilat kanë deklaruar se kryeministri Borisov do të paraqesë gjatë mesditës dorëheqjen e qeverisë.
“Unë nuk do të marrë pjesë në një qeveri ku policia rreh njerëzit”, tha kryeministri Borisov.
Ndërkohë kryeqyteti i Bullgarisë, Sofia është përfshirë mbrëmë nga protesta të dhunshme. Protestuesit u përleshën me policinë ndërsa raportohet edhe për disa të plagosur.
Kryeqyteti bullgar është përfshirë nga protestat, të cilat fillimisht ka qenë kundër çmimeve të larta të energjisë elektrike, por që tani janë shndërruar në protesta kundër qeverisë së qendrës së djathtë.
Rreth 2,000 protestues u tubuan mbrëmë në qendër të Sofjes, duke bërë thirrje për dorëheqjen e qeverisë.
Protestuesit bllokuan bulevardin qëndror dhe hodhën gurë në drejtim të policisë, të cilat më pas kanë përdorur shkopinj gome për të shpërndarë turmën.
Protestat janë më të mëdhatë në 15 vjet në Bullgaridhe ndodhin vetëm disa muaj para zgjedhjeve parlamentare, të parashikuara të zhvillohen për korrik të këtij viti.
Kryeministri Boyko Borisov ka premtuar se do të ulë koston e energjisë dhe se do të heqë licencën e kompanisë çeke për shpërndarje të energjisë por kjo gjë nuk I ka kënaqur protestuesit të cilët kanë kërkuar dorëheqjen e qeverisë.
Të hënën, kryeministri Borisov si pasojë e protestave shkarkoi edhe ministrin e Financave të vendit./Indeksonline/