Angazhimin e Bujës në arsimin privat nuk e ndalon ligji

Çështja e ngritur në lidhje me punën e ministrit të Arsimit, Ramë Buja, edhe në një nga kolegjet private të arsimit të lartë del të jetë e koklavitur edhe në aspektin ligjor. Kjo sepse, interpretimet e Ligjit të parandalimit të konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik bëhen në forma të ndryshme.
Në Agjencinë Kundër Korrupsionit këtë çështje e interpretojnë në favor të ministrit, pasi që, sipas zyrtarëve të kësaj agjencie, kjo i lejohet në nenin 10 të ligjit, shkruan Koha ditore.
“Gjatë kohës së ushtrimit të funksionit publik, zyrtari i lartë mund të ushtrojë punë nga lëmenjtë e shkencës, sportit, arsimit, kulturës dhe të veprimtarisë humanitare, nëse nuk parashihet ndryshe me ligje të tjera”, thuhen në nenin e sipërshënuar. Me të njëjtin ligj, si zyrtar i lartë llogaritet të jetë edhe posti i ministrit, i kryeministrit, i presidentit etj. /Indeksonline/