E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryeministri Fatos Nano dha sot një pritje për përfaqësuesit e Aleancës së Agjencive të Lajmeve të vendeve të Mesdheut që ndodhen në vendin tonë, me rastin e marrjes së presidencës së r

Kryeministri Fatos Nano dha sot një pritje për përfaqësuesit e Aleancës së Agjencive të Lajmeve të vendeve të Mesdheut që ndodhen në vendin tonë, me rastin e marrjes së presidencës së radhës nga Agjencia Telegrafike e Lajmeve e Shqipërisë (ATSH) e cila është anëtare e kësaj Aleance. Në këtë Aleancë bëjnë pjesë 20 anëtarë dhe 3 vëzhgues.

Kryeministri Fatos Nano, gjatë pritjes i falenderoi për pjesëmarrjen dhe iu uroj përfaqësuesve të kësaj Aleance punë të mbarë në veprimtaritë që do të zhvillohen në vendin tonë dhe në misionin e rëndësishëm të këtyre agjencive për informimin e publikut.

Në këtë takim, merrnin pjesë edhe përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në Tiranë, agjencitë e lajme të vendeve të të cilëve bëjnë pjesë në këtë aleancë të rëndësishme. Merrnin pjesë, gjithashtu, edhe përfaqësues të medias shqiptare.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›